• |
ide | kryesore

Prisnin pemët dhe i digjnin për të prodhuar qymyr, nën hetim dy persona në Dibër dhe specialisti i pyjeve

Lajme, Të fundit



Policia e Dibrës ka proçeduar penalisht shtetasit Luftar Kaçorri dhe Bujar Doriçi, të cilët prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhuar qymyr.

Gjatë operacionit, “blutë” kanë sekuestruar sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore.

Po ashtu, është proçeduar edhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Prerja e paligjshme e pyjeve :

Ka çuar në dy të proçeduar, si dhe  sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore të sekuestruara.

Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhura qymyr, procedohen penalisht 2 autorët.

Proçedohet penalisht dhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në vendin e quajtur “Krej-Lurë”, kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë. Për këto dy shtetas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *