• |
ide | kryesore

Tirana Bank kontribuon në gjelbërimin e një tjetër hapësire në qytetin e Tiranës

Arkiva, Lajme



Tirana Bank edhe këtë vit ka prioritet, implementimin me sukses të nismave të Përgjegjësisë Sociale të Grupit BALFIN në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Aktivitetet me impakt pozitiv në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe në mbrojtjen e mjedisit, mbeten objektiva kryesorë që Banka ka mbështetur do të vijojë të mbështesi në të ardhmen. Tirana Bank ofroi kontributin e saj në rritjen e hapësirave të gjelbra në zonën e Liqenit të Paskuqanit, nën moton “Gjelbëro, Mbill, Riciklo”.

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana Bank, Z. Dritan Mustafa i pranishëm në këtë aktivitet, theksoi se: “Tirana Bank do të vazhdojë misionin e saj për të kontribuar në gjelbërimin e zonave të qytetit dhe jo vetëm, si një investim i zgjuar për të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë. Është një mesazh i rëndësishëm që duhet ti lemë brezave, që gjelbërimi i qyteteve, dhe zonave ku banojmë, është thelbësor për cilësinë e jetesës dhe për standardet e komunitetit”.

Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli në fjalën e tij falenderoi Tirana Bank që ju bashkua nismës së bashkisë Kamëz, që sot numëron 11.600 pemë të mbjella në këtë park. “E gjitha kjo sipërfaqe kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës, komunitetit dhe qytetit”- e mbylli fjalën e tij z.Suli. Tirana Bank do të mbetet gjithmonë e angazhuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë për gjelbërimin e hapësirave të tjera në qytet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *