• |
ide | kryesore

Ku dreqin është fshehur dyfishimi i PBB-së?!

Blog



Për të treguar zhvillimin ekonomik kryeministri dje iu referua rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) duke u krenuar që Google tregonte që PBB gjatë qeverisjes së tij është dyfishuar. Nëse kryeministri do te kërkonte në Google të dhënat e EUROSTAT-it që tregojnë të ardhurat për frymë në Shqipëri krahasuar me të ardhurat për frymë në BE, do të informohej që ato kanë gati një dekadë që nuk ndryshojnë, e kanë mbetur nivelin rreth 30% edhe janë më të ultat në rajon.

E pra, ku ka shkuar gjithë kjo rritje ekonomike? Pse nuk reflektohet tek rritja e të ardhura për frymë aq më tepër kur edhe popullsia është ulur?

Ku dreqin është fshehur dyfishimi i PBB-së?!

Pra, po të ishte thelluar (megjithëse pushteti shpesh nuk e lë të thellohet) kryeministri do të kuptonte se më shumë se rritja e PBB-se kanë rëndësi shkaktarët e rritjes.

Përshembull PBB -ja do të rritet nëse ai paguan për të hapur një gropë dhe për ta mbushur sërisht ate pa ndryshuar asgje. Sa here që “Ismaili”, charteri i kryeministrit ngrihet në qiell, rritet PBB-ja. Një i sëmurë që vizitohet tek mjeku rrit BBB-në. Kur njerëzit shpenzojnë gjithë ditën në plazh, pa konsumuar një akullore nuk e rrisin PBB-në. Ndërsa orët e harxhuara në plazh ulin stresin rrisin mirëqenien, edhe jetëgjatësinë, ato nuk ka vlerë në këndvështrimin e PBB-së.

Pra, jo çdo gjë qe ka vlerë matet nga rritja e PBB-së edhe jo cdo gjë që përfshihet tek rritja ka vlerë.

Por, jo pa qëllim PBB-së i është caktuar niveli më i lartë i rëndësisë në narrativën politiko- ekonomike. Kjo ndodh për dy arsye: E para, për shkak se është e lehtë për t’u kuptuar dhe komunikuar; Edhe e dyta, tendenca e saj për t’u rritur edhe duke hapur e mbyllur gropa e bën atë matësin më të preferuar të sukseseve të qeverisë.

Ndërkohë që, janë matësat e tjerë ato që masin suksesin e politikave qeveritare si niveli i varfërisë, barazia, jetëgjatësia, kompleksiteti ekonomik, me të cilat kryeministri as nuk mund t’i zërë në gojë e jo më të krenohet.

Përshembull, në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Në këtë kontekst të masësh suksesin e politikave me me anë të rritjes së PBB-se e cila ka ardhur kryesisht se kemi paguar “sa frengu pulen “hapjen edhe mbylljen gropave” te cilat nuk sjellin asnjë ndyshim në mirëqënien tonë, është thjesht nje marrëzi.


1 Comment

  1. ja the po kujt ja the moj irena!

    cirku me klloun ramen vazhdon shfaqjet ne cdo mediakazan shqiptar, vetem lek spo shohim se shifrat jane aty leket spo i shohim dot me sy, eshte bere 50 mije lekshi si molle e ndalume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *