• |
ide | kryesore

Eksportet bujqësore / Bllofon Rama apo e ka gënjyer Krifca?

-Instant, Kryesore



Kush i ka dëgjuar kritikat e një socialisti të vjetër dhe gjithmonë të inatosur si Erion Braçe ka mbetur sot i habitur, pasi ka parë kryeministin të flasë për suksese të paimagjinueshme në Bujqësi njësoj si në kohën e famshme të parrullave të sigurimit të bukës në vend. Edi Rama, nga mbledhja informale e qeverisë informoi sot publikun se viti që sapo lamë pas kishte shënuar një rekord në eksportin e produkteve bujqësore. Duke shigjetuar kritikët e politikave të ndjekuara nga qeveria në këtë sektor Rama shkruajti në Facebook: “2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë203 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore”.

Ky entuziazëm i kryeministrit nuk përputhet fare me qasjen e ish zëvendësit të tij në qeverinë e shkuar. Gjatë një interpelance në kuvend me ministren Frida Krifca, Erion Braçe kishte pretenduar se bujqësia është në krizë dhe se bujqit dalin me humbje pas çdo investimi të ri që bëjnë si pasojë e rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.  “Ekonomia është rritur, por jo bujqësia. 45 për qind e popullsisë së vendit që ndodhet në fshat duket si e përjashtuar nga rritja ekonomike, kjo është pabarazi. Rritja ekonomike me pabarazinë si kosto është iluzion. Ka arsye pse ndodh kjo. Në bujqësi kanë rëndësi dy elementë, kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve bujqësore”, thoshte deputeti socialist në fillim të këtij viti?

Atëherë kujt i duhet besuar në këtë lojë me suksese dhe dështime? Një sprovë për të skanuar realitetin e euforisë së kryeministrit e ka bërë ish zv ministrja e financave Irena Beqiraj. Duke aluduar se ka gjëra që kryeministrit nuk ia kanë thënë dhe se realiteti nuk shihet dot me dylbitë e ministres Frid Krifca, ish zv/ministrja e zbulon trukun e suksesit të Ramës tek ritja e përbotshme e çmimeve. “Për 11 mujorin çmimet e produkteve buqësore, në Europë (ku ne kryesisht eksportojmë) janë rritur me më shumë se 14 % , ku frutat edhe perimet janë rritur me 25%.

Po të llogarisim indeksin e rritjes se cmimit për portofolin tonë të eksportit kam frikë se rritja e çimimeve e tejkalon 17%, duke e kthyer pamjen përmbys.

Por le të bejmë një llogari të thjeshtë jo te detajuar. Le ti referohemi indeksit te Bankës Botërore , i cili thotë që indeksii cmimeve për produktet buqësore pa perfshirë grurin është rritur 14.9%. Thenë këte rritja reale mesatare e eksportit është ne rastin më të mirë 17%-14.9% = 2.1%” ka kalkuluar Beqiraj në Facebook-un e saj”. E vetmja dilemë që lë hapur ajo lidhet me faktin nëse Rama ka bllofuar me ndërgjegjje, apo ai është mikluar nga shifrat që sheh me dylbi Frifa Krifca.

Pra me llogarinë që bën ajo, duket sikur më tepër të drejtë ka Erion Braçe që flet për krizë në bujqësi sesa kryeministri që propogandon një arritje të rallë. Sipas Irena Beqirajt edhe “në 10 vjeçarin e vetë qeverisë socialiste ka pasur vite ku e ku më te mira për buqësinë”. 

©Lapsi.al

 

 

 

 



14 Comments

  1. “””Ka arsye pse ndodh kjo. Në bujqësi kanë rëndësi dy elementë, kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve bujqësore”, thoshte deputeti socialist në fillim të këtij viti?”””

    Ne fillim te cilit vit mor demente?

    Ja u them une. me 15 sekonda kerkim ne web: e ka thene egzaktesisht me 10 Shkurt te 2022-shit!

    Dhe cfare po thote Rama sot? Qe gjate 2022-shit, (vit i cili kishte edhe 10 muaj e 18 dite te tjere pas 10 shkurtit), Eksportet Bujqesore jane rritur.

    O Zot sa demente qe jeni! Totalisht debile.

    Ju qifte Mandi!

  2. Nje tjeter shemtire qe po nuk qe kembe krrabe ose ballgjere do jete barkfryre nga dhjami dhe pordhet e groshes se korrupsionit.

  3. I madh je o Gjigand!
    Po te duash ti e lejmeron qe neser qe e kapem 1 miliard USD.
    Po ti je modest, do presesh edhe nje vit pastaj do na apesh lajmin e madh.

      1. O Palikar,

        po te kam thene qe nuk e rruaj fare per Berishen, po nje pyetje per ty, me te vertete e beson te gjatin?

        1. Jam ne nje moshe te tille qe nuk i besoj asnjelloj perralle. Jam skeptik dhe cinik njekohesisht.

          Dskutimi ketu eshte cila perralle eshte me e besushme, me koherentja.

          Realisht une nuk besoj qe Rama ka nevoje te gjenjeje per keto shifra qe thua t.

          Dhe a e di pse?!

          Sepse e ka voten te siguruar. Kapish?!

          Rama fiton zgjedhjet e ardhshme lokale dhe deri tek zgjedhjet per mandatin e 6-te, 7-te kombetar.

          Dhe kete nuk po e them si militant Rilindas qe shumica e karave ketu mendojne se une e them.

          1. Zgjedhjet edhe mund t’i fitoje, po kjo nuk ka te beje fare nese eshte rrenacak apo jo.
            Edhe Enveri i fitonte zgjedhjet (biles edhe drejt e drejt po te beheshin). Kjo nuk tregon se eshte me i miri, kjo tregon se sa dele jane ata qe e votojne dhe qe e votojne per nje kohe te gjate. Une besoj se jo gjithmone populli ka te drejte..
            Me te vertete te duket argument “nuk genjen se i ka zgjedhjet ne xhep”?
            You can do better Palikari…

          2. Oh vari karin! E krahason me Enverin qe fitonte zgjedhjet me 99% dhe 1% ishin armiqte qe duhet te luftonim?!

            Po nuk thashe qe eshte me i miri mo zemer. Eshte me i miri per ne tani.

            Ky popull psikopatesh dhe bytheqirash qe s’ka kellqe me udheheq as shkallen e pallatit te vete, per momentin, ka fatin me te mire qe ka nje artist psikopat si Rama ne krye. Kaq.

            Shuuuume here me mire se sa nje kokerr maloku komunist si Berisha. Pa diskutim.

            PS: Nuk jane fare dele ata qe e votojne. Elektorati eshte modeluar qe perpara se te vinim ne pushtet: 1) me qindra mijra mbeshtetes te Berishes i nxorrem jashte gradualisht, te gjithe te tjeret i kemi me rroge, pjesen tjeter e blejme.

            E kupton sa e thjeshte eshte?! Nuk ka nevoje fare per sofistikime apo teori konspiracioni. Eshte aritmetike shkolle filloreje.

  4. Se tha Rama ap;o tha Bushati kush e rruan?
    Mjere ata qe jane ne pune bujqesie se per Bjshatin apo Ramen njelloj eshte.

  5. Artikull i shkruar keq dhe i perceptuar akoma me keq.. Keta “gazetare” nuk kane idene as te gjuhes shqipe jo me te problemeve ekonomike qe duhet te detajojne.. “propogande”, “bllofon” “mikluar” etj etj.. Nuk mund te behet oppzite me njerez te paafte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *