• |
ide | kryesore

Braçe s’përmbahet, i drejtohet ish-kreut të Shoqatës së Basteve: Po mbroni krimin

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur kritik për lojërat e fatit. Gjatë komisionit të Ekonomisë, ai u shpreh se bashkë me kolegët e tij kanë marrë mesazhe kërcënuese nga zgëqet e burgut.

Po ashtu, ai akuzoi ish-kreun e Shoqatës së Basteve, Artan Shyrtit, duke i thënë se po përfaqëson krimin.

“Ajo që më bën habi në këtë komision, është se dhe një pjesë e jona dhe një pjesë e atyre që ftohen se dinë se ça ka ndodhur me këtë fenomen. T’i themi gjërat siç janë. Në 2018 për vite të tëra me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqej, pasi nuk je i lidhur me krimin, por më vjen habi, por t’i nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë institucion. Ajo fjalia juaj që ‘po s’u kthyen ato kompani që ishin, do të jetë shumë keq’ është përkthyer si shantazh. Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve. Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. Ju mund të vazhdoni të thoni jo; por unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime). Tani po luhet, por dini gjë se kush e organizon këtë aktivitet që ne t’i marrin dhe t’i nxjerrim nga errësira sot. Nëse jemi në këtë pikë që jemi sot, po jua them unë se policë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë, ishin pjesë e lojërave të tilla, nga kazinotë dhe bastet. U bënë pjesë e atij procesi ilegal, atje poshtë në territor. Por kush po luan tani dhe kush po e bën tani?”, tha Braçe.



2 Comments

  1. Ka humb’ kot per Portokalli!
    Atje do t’iu bashkonte shume shokeve te tjere te Ridhjjerjes, si Gazit, Erjonit, Marinit…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *