• |
ide | kryesore

Taksa 9% e Bashës, një ndihmë për oligarkët

-Instant, 2, Blog, Ide



Warren Buffet thotë: “Ne jetojmë një luftë klasash, por është klasa ime, klasa e pasur, që po bën luftë dhe po e fiton atë”. Si rezultat i politikave neoliberale gati 60-vjeçare, të cilat tentuan të rrisin punësimin me anë të uljes së taksave, deregullimit dhe stimulimit të ofertës, sot tre amerikanët më të pasur, Jeff Bezos (Amazon), Bill Gates (Microsoft) dhe Warren Buffet (Berkshire Hathaway), zotërojnë një pasuri më të madhe se 50% e gjithë popullsisë amerikane të marrë së bashku. Sot për mendimtarët më në zë të ekonomisë̈, neoliberalizmi ekstrem ka krijuar një rend demokratik dhe një sistem ekonomik, i cili funksionon për 1% të shoqërisë dhe drejtohet nga 1% e tyre dhe ku parimi demokratik “Një person, një votë” është transformuar në “një dollarë një votë”.

Por, nëse pyet ish-ministrin e Financave të Suedisë (kam pasur fatin ta takoj) pse ekonomia e vendit të tij funksion mirë dhe pabarazia është e ulët, përgjigjja e tij është: sepse suedezët paguajnë taksa të larta.
Sigurisht, suedezët kanë pranuar se, që një vend të prosperojë kërkon një nivel të lartë të shpenzimeve publike, në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, teknologji dhe mbrojtje sociale dhe se qeveria ka nevojë për të ardhura për të financuar në mënyrë të qëndrueshme këto shpenzime. Një̈ ekonomi kapitaliste është pamundur pa një shtet të fortë”.

E majta shqiptare, fatkeqësisht ka zbatuar, por dobët madje, politika të djathta neoliberale. Në këto kushte, mungesa e një vizioni zhvillues larg klisheve doktrinore të çlirimit të tregut, e detyron të djathtën të mbushë programin e zbrazët ekonomik, sërish me uljen e taksave.

Por, përdorimi i uljes së taksave si mjet për të zhvilluar vendin; për të rritur standardet e jetesës për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare; për gjenerim të punësimit; për rritjen e produktivitet apo edhe për një shpërndarje më të drejtë të të ardhurave duke luftuar oligarkinë, jo vetëm që nuk do të japë rezultate, por është e gabuar.

Analiza e të dhënave të aktivitetit ekonomik në Shqipëri tregon se nga një ulje e tatim fitimit në 9% për bizneset e mëdha, buxheti i shtetit do të arkëtojë rreth 12.8 miliard më pak të ardhura në vit. Duke u bazuar te struktura aktuale e bizneseve të mëdha, rezulton se 96% e tyre ( me xhiro vjetore nën 350 milionë lek ) do të përfitonin në total 4.37 miliard lekë ulje ose rreth 34.1% të saj. Por fituesit e vërtetë janë 4% e tyre, me xhiro vjetore mbi 350,000 milionë lekë, të cilët përfitojnë 8,37 miliardë lekë në vit ose 65.9% të uljes. Në këtë grup të vogël fatlumësh ka një grup edhe më të vogël, të cilët do të bëhen edhe më të pasur, duke përfituar pjesën e luanit. Janë pikërisht 1% (200 më të mëdhenjtë), të cilët do të përfitojnë plot 44,4% të uljes ose 5.7 miliardë.

Batica e uljes së tatimit
Por analiza nxjerr në pah një fakt edhe më interesant. Batica e uljes së tatimit, nëse ndodh, do të shkatërrojë anijet e vogla, në konkurrencë me 200 më të mëdhenjtë. Tatim-fitimi që parashikohet
të paguajnë 200 më të mëdhenjtë pas uljes së taksës nuk e kalon 0,5% të xhiros. Pra, 200 më të mëdhenjtë̈ do të paguajnë në buxhetin e shtetit po aq sa do të paguante një biznes i vogël ”në programin Basha” 0,5% të xhiros vjetore.

Premtimi për uljen e tatim-fitimit justikohet me pretendimet se norma aktuale i bën bizneset shqiptare “më pak konkurruese” në ekonominë globale. Në pamje të parë mund të duket e besueshme, që ulja e normës së tatimit nga 15% në 9% do t’i bëjë ato “më konkurruese”, por a ka ndonjë lexues me njohuri bazike në ekonomi, i cili pranon që 96% e biznesit do të bëhen më konkurrues në tregjet globale sepse qeveria do t’ju vendosë në dispozicion mesatarisht me 193 mijë lekë në vit, me anë të uljes së tatimit?

Edhe pse trumpetojnë që me anë të uljes së taksave, do të gjenerojnë punësim ulja e tatim-fitimit renditet e fundit si një lehtësi që gjeneron punësimin. Studimet tregojnë që rreth 75% e saj shkon në rritjen e pasurisë së aksionerëve dhe 25% e saj financon zgjerimin e mëtejshëm të kompanisë, ku futet edhe punësimi.
Për më tepër ulja e tatim-fitimit nuk do të ndikonte aspak tek rritja e produktivitetit, për arsyen e thjeshtë se ekomomia shqiptare nuk është në kushtet e punësimit të plotë.

Efekti tek individët
Po kaq regresive do të jetë rishpërndaja e përfitimeve të uljes së tatimit mbi të ardhurat nga individët. 8.46 miliardë lekë në vit do t’i mungojnë̈ buxhetit të shtetit nga ulja e tatimit mbi të ardhurat personale. Rreth 60,4% ose 5.11 miliardë e kësaj shume do të përtohet vetëm nga 5.3% e të punësuarve me rroga të larta (ato mbi 130,000).

Ndërkohë 47.7% (284 mijë) të punësuar me paga të ulëta ( më pak 30 mijë lekë) nuk do të kenë asnjë përfitim nga ulja e taksës.

Këto të dhëna tregojnë që buxheti i shtetit do të humbasë rreth 21,3 miliardë lekë ose 175 milionë euro çdo vit vetëm nga aplikimi i taksës 9%.
Rreth 175 milionë euro në vit, të cilat po të mirëmenaxhohen, mund të siguronin arsim më të mirë publik i cili është i nevojshëm pikërisht për 95% të shqiptarëve me të ardhura nën 130,000, të cilët edhe me uljen e tatimit nuk mund ta blejnë atë privatisht, mund të siguronin shërbim më të mirë shëndetësor publik që po ashtu është e pamundur të blihet privatisht nga 95 % e shqiptarëve, mund të siguronim pensione më të larta, por mund të shërbenin edhe si një amortizator më shumë për shëndetin e dobët fiskal të shtetit pas pandemisë.

Deficiti buxhetor, i cili i ka kaluar shifrën e 5% është një kërcëmin real për rritjen ekonomike. Por jo të djathtët, pa hezitim, në konkurrencën absurde me gabimet e të majtës, e cila ka kohë që ka rrëshqitur djathtas, luajnë me varfërinë, mbështeten tek mungesa e informacionit për publikun dhe pretendojnë që do të rrisin mirëqënien e shqiptarëve, duke lënë më shumë para në duart e 1% të bizneseve dhe 5% të punësuarve me paga të larta. Është pikërisht kjo pjesë e shoqërisë që do të ketë̈ më shumë mundësi të blejnë arsim më të mirë për fëmijët e tyre, shërbim shëndetësor më të mirë, makina, shtëpi, e padyshim edhe verë më të mirë. Kjo është lufta imagjinare pa kompromis me oligarkinë, por që siç thotë Warren Buffet fitohet gjithmonë nga oligarkia.

Gazeta Si/ Autorja ish zv ministre e financave



15 Comments

  1. Ne 30 vjet vetem nje njeri ka vjedhur zgjedhjet ne shqiperi,1996,2009,2011 dhe ky quhet salih karaxhic berisha kryetari i klanit famekeq shqiptar-serbo malazez-kosova i quajtur Trusti i Geshtenjave qe shkatarruan vodhen pronen publike,vrasjet politike,veprimtaria ne drograt heroine kokaine canabis simboli i tyre Lazarati,thyerja e embargos duke derguar nafte e arme ne serbi,piramidat ku i vodhen ketij populli parane e gjakut te tyre,grushti i shtetit 1998 mbas vrasjes se Azemit nga ky Klan,te gjitha te dokumentuara,gerdeci dhe 21janari ku u vrane mbi 30 qytetar u plagosen 370 te tjere,prandaj o shpellkare mediatike beni nje analize ketyre pastaj vazhdoni te hani supen e salihut te qete

  2. Bah! lehu gorja te llogorja! Nuk po flitet per Berishen o gorja e doçit por per te tjera gjera,o te qifte Berisha fisin, dhe ty te parin Ha mut o tore ha! Ne fait ti paguhesh per ti ngrene mutin Berishes, o shpullkar i jugut, rrace qensh tradhtare.

  3. Analiza mund te kete shume por une di qe vendet afer nesh nga Mali I zi tek Kosova e Maqedonia kane kete nivel takses nga 9/10%, pra si mund te thithim investime te huaja kur taksat I ke me te larta se fqinjet, si mund te jesh me konkurrent ne treg.
    Teoria qe takso me shume bizneset eshte mentalitet I majte qe pastaj tia japin me PPP e koncesion 10 oligarkeve mentalitet hajdut Ramist.
    Uroj te realizohet nga Basha 9%

  4. Analize e cunguar qe nuk merr parasysh efektet e tjera te taksimit te ulet si stimulimi i rritjes ekonomike, investimeve te reja dhe punesimi. Autorja duket sikur nuk e ka kuptuar se ekonomine e kane zenw per fyti PPP-te dhe caktimi klientelist i cdo financimi publik.

  5. Autorja ka qene zv ministre e financave, para se te na jape mend te na thote cfare arritjesh jane bere nen drejtimin e saj. Sic e pranon vete qeveria ku ka bere pjese ka rreshqitur djathtas, pra nuk ndryshon ne thelb nga kjo qe premton uljen e tatimit ne 9%. Madje qeveria e saj ua beri tatimin 7.5% ketyre oligarkeve, me efekt prapaveprues, ne shkelje te ligjit. Dhe ato 175 milione Euro me shume qe mblidhnin ne buxhet nuk eshte se i perdoren per shkolla e sherbime publike, per PPP i dhane, ku kishin edhe % e veta. Keshtu qe me mire ti kene shqiptaret ne xhep sesa qeveria. Ne fund ketu nuk eshte problem modeli ekonomik, eshte problem vjedhjeje, krimi e korrupsioni. Kur te dale nje qeveri te merret me keto do zgjidhen hallet e shtetit dhe popullit shqiptar. Deri atehere gjithe keta ministra, zv ministra, ish-a apo aktuale e politikane te larte kudo qe jane bejne mire te ulin koken e mos hane kot mut ne publik

      1. Foli dhe kjo buçja e kazaneve! Po taksimi i sheshte 9% do aplikohet mbi shumen e lekeve qe perfaqesojne te ardhurat mujore dhe 1 femije ne klase te 4 e di qe 9% i rroges 600 mije (leke te vjetra) eshte ku e ku me pak se 9 % i 100 milioneve qe perfaqesojne te ardhurat mujore te nje kompanie te madhe! Pra cdo gje eshte ne proporcion te te ardhurave ska pabarazi o kare femer! Pastaj aplikimi i takses 9% do nxite investimet e huaja qe do joshen nga rregullat e shtetit pra kompani serioze dhe te ndershme se me taksim 80% vetem firmat vendase PPP, ato qe ndertojne me 20 milione euro kilometrin e rruges dhe ata qe riciklojne parate e droges do mbijetojne! Kaq idjote je qe shpreson te mjegullosh fushaten e Bashes duke thene qe ka pabarazi?!

  6. Analize e ceket, duket si e kopjuar “copy/paste”. Merren modele ekonomike si Suedia dhe krahasohen me modele ekonomike si Shqiperia.

    Qe t’i leme menjane keto teorite e perdellyera komuniste, qellimi kryesor i shtetit nuk eshte perqindja e takses, por te mbledhe sa me shume me taksen qe ka vendosur. Mund te kesh edhe takse 100%, por asnje nuk do paguaje. Mbaj taksen pastaj e mburru me taksen, por xhepin e ke bosh nderkohe.

    Eshte si te shesesh domate me 100 euro kilja. E te mburresh se sa shume e shet domaten. Nderkohe qe ne fund te dites ke bere zero xhiro.
    Ama me teorine e te ndritures, duhet te kem pasuruar xhepin, se po e shes me 100 euro kilen e domates. Pra deri dje shisja 10 kg. me 1 euro kg. e fitoja 10 euro. Tani do shes po aq e do fitoj 1,000 euro.

    Ne administrata te korruptuara si e Shqipersise, por edhe e te gjithe vendeve te rajonit, preferohen taksa te ulta e te thjeshta, per arsyen e thjeshte se mblidhen me kollaj dhe njerezit, apo bizneset, nuk kane motivacion te larte qe te fshehin te ardhurat (duke qene se taksat jane te uleta).

    Ideja eshte qe shteti duke thjeshtuar dhe ulur taksat, ne vlere absolute te mbledhe me shume se cfare mblidhte me pare.

    Nga ana tjeter, le me shume mundesi per investime te brendshme e te huaja, punesim etj.

    Ne fund, por jo me pak e rendesishme, taksat paguhen edhe si rrjedhoje e besimit qe njerezit kane ne shtet e administrate. Shqiptaret nuk jane nga Marsi qe nuk duan te paguajne, por e bejne se i kane vjedhur e rrjepur gjithe keto vite dhe i dridhet dora t’i paguaje shtetit leke. Se e di se ku do perfundojne leket e fituara me djerse.
    Situata e Suedise eshte krejt ndryshe. Paguhet shume, sepse ne vite eshte krijuar besim ne shtet dhe te gjithe ata qe paguajne taksa e kane te prekshme ndikimin e shtetit ne permiresimin e jeteses se tyre.

    Ku eshte e mesmja e arte? Hajde ta debatojme e ta diskutojme. Por sigurisht jo me argumente te ceketa si e ndritura qe ka shkruar kete artikull. Keta bejne pjese ne grupin e njerezve qe i duket vetja moderne duke perqafuar teori komuniste, pa kuptuar as minimalisht permbajtjen e asaj qe po perqafojne.

    Per Shqiperine, nje vend i varfer, me administrate te korruptuar e me njerez me besim zero ne shtet, te vendosesh taksa te larta e te komplikuara eshte vetevrasje.

  7. Analizen e bene dhe te majtet (te majtet teorik) kur erdhen ne pushtet dhe ne letra duhej te kishte rritje te te ardhurave, nderkohe qe ndodhi e kunderta, keshtu qe analistet le te analistojne sa te duan per vende me informalitet te ulet. Per ne qe shumicen e te ardhurave i kemi informale taksat i paguajne vetem ata qe skane si rrejne.
    Si 9% si 23% si 123% te tera kane vend per diskutim pervec nje gjeje. 2 individe me te ardhura te njejta nuk kane si te paguajne tatime te ndryshme. Ne Shqiperi aktualisht nese ke biznes paguan me pak taksa se sa nje i punesuar me rroge te larte.

  8. Sali Berisha: ndyrësirë, qelbësirë, orgji, kërmë, lëtyrë, vrasës, narkotrafikant, drogaxhi, hajdut… janë fjalët më të përdorura prej tyre.

    Sali Berisha, një mjek i djallëzuar zemre e di mirë se materiali i servirur si ushqim për njerëz që mendojnë nga mesi e poshtë, pra me instikte, u ngjall frikën kundërshtarëve politikë. Prandaj, duke nisur që me shkrimet anonime në RD-në e viteve ’90 e deri më sot sa ishte në Kuvend, nëpër media e rrjete sociale, u ofron militantëve dhe të ngjashmëve çorbën që e kanë dëshirë ta mbllaçisin e ta përshtyjnë edhe më fort se ai.
    Juve shpellkareve te salihut mamate vajzat motrat grate ja u kane qire prej vitesh salihu prandaj jeni ju sot pjellat e ketij epileptiku kronik me kartele salih karaxhic berisha

  9. 9% eshte takse shume OK, me mire ti mbajne vete leket njrezit sesa tia japin bashes qe ti vjedhe,

    keta te majtet globaliste, fjale kane plot por pune kane zero,

    ulja e takses sjell me shume transparence dhe rrit konkurrencen, te gjihte vendet e rajonit e kane te ulet.

    Rama futi doren jo vetem ne buxhet por edhe direkt ne xhepine e njerezve , nuk e beson me njeri shtetin

    taksa e shste 9% eshte taksa e duhur , per shume arsye

    ti lejme idiotlliqet se shteti funksionon. Ne kete far feje qe e ka degdisur shtetin Rilindja me Ramen, nuk funskionon asgje, as adresat e shtepive nuk i jen me te sakta jo me leket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *