• |
ide | kryesore

Nipin e Mihajlovic e quajnë si i gjyshi: lindi Leone Sinisa Vogliacco

Sport
Leone



Festë e bukur dhe speciale për familjen Mihajlovic. Leone Sinisa Vogliacco është voglëshi i lindur më 10 shtator, djali i dytë i Virginia Mihajlovic dhe Alessandro Vogliacco, mbrojtës i Genoas. Ndaj vogëlushi ka si emrin e tij të dytë atë të gjyshit, i cili ndërroi jetë më 16 dhjetor 2022 për shkak të leucemisë akute mieloide, që e goditi në vitin 2019.

Lajmin e gëzuar e dha bashkëshortja e ish-futbollistit dhe trajnerit serb Mihajlovic, Arianna Rapaccioni. “Jeta” ishte mesazhi i thjeshtë që shoqëroi postimin e saj në Instagram.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *