• |
ide | kryesore

Video/ Gol pas 706 ditësh, Soriano nuk i përmban lotët për Mihajlovic: “Mendoj se ai më bëri të shënoj”

-Instant, Sport, Video
Soriano



Bologna reagoi menjëherë pas humbjes në shtëpi kundër Monzas. Ata morën fitoren e dytë radhazi në transfertë pas asaj në Firence. Goli i Orsolinit gati në fund të kohës së rregullt dërgoi në ferr Sampdorian e i ngjit kuqeblutë momentalisht në vendin e 7 në renditje. Megjithatë një moment shumë prekës pas ndeshjes ka patur protagonist Roberto Soriano. Autori i 0-1 provizor, nuk kishte shënuar në kampionat prej 65 ndeshjesh. Një përjetësi për një lojtar që zakonisht ka patur një lloj raporti të mirë me golin në të kaluarën.

Lexo më tej: Video/ Lukaku rikthehet te goli: Inter mposht Udinese e shkëputet nga Milan

I ftuar i Sky Sport në intervistat e zakonshme pas ndeshjes, mbërriti një konsideratë nga studio që e preku thellë Soriano. “Më 20 shkurt, Sinisa do të kishte ditëlindjen. Keni bërë një rrugë të gjatë bashkë” i thonë nga studio. Në atë moment Soriano ndalon i emocionuar: “Më falni për një moment”. Më pas, ai arrin të menaxhojë një emocion shumë të fortë dhe përgjigjet: “Dua të mendoj se edhe ky gol erdhi falë Sinisës. Më pëlqen të mendoj se ishte ai që më la të shënoja në këtë stadium, ku kaluam kohë të mira”.

https://www.youtube.com/watch?v=_kUJlBcCUCk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *