• |
ide | kryesore

Zirkzee çmend merkaton: Milan e Juventus presin, Bayern ka të drejtën e riblerjes

Sport
Zirkzee



Në CV-në e tij kishte informacion të mjaftueshëm për të tentuar të vihej bast mbi të. E megjithatë vetëm Bologna pa me qartësi, duke studiuar në thellësi karrierën e Joshua Zirkzee, tashmë njeriu i merkatos ‘par excellence’ i Serie A. Me babain holandez, të ëmën nigeriane, dashuria për futbollin e bëri Zirkzee të lulëzonte herët te Den Haag, aq sa ai përfundoi menjëherë te Feyenoord. Në realitet në Holandë ai nuk pati kohë as të shkelte në Eredivise, Bayern Munich u tërhoq me profilin e tij dhe e solli 16-vjeçarin Zirkzee në Gjermani në vitin 2017.

DJALOSHI I ARTË HOLANDEZ

Trigolësh në debutimin e tij me ekipin e rezervave dhe një impakt i çmendur edhe në ekipin e parë, ndonëse ishte i mbyllur nga një përbindësh si Leëandovski. Zirkzee u bë golashënuesi më i ri holandez ndonjëherë në Bundesligë, kështu që Bayern dëshironte t’i jepte minuta loje. Për këtë Zirkzee u huazua te Parma, por Joshua dështoi për shkak të dëmtimeve. Ai provoi përsëri te Anderlecht në huazim dhe 18 gola erdhën në një sezon të vetëm të shpërndarë mes Kampionati belg dhe kupave.

Vëzhguesit e Bolonjës nuk e lanë rastin t’i shpëtojë për vetëm tetë milionë e gjysmë euro. Shkëndijat e vitit të parë me kuqeblutë, i frenuar nga prania e rëndë e Marko Arnautovic, ishin tregues të rëndësishëm. E kështu Thiago Motta i dha dritën jeshile shitjes së austriakut për t’ia besuar çelësat e sulmit një lojtari modern. Holandezi është i shkëlqyer në të dyja fazat, fizike por edhe teknike, një përzierje mes Ibrahimovic dhe Dzeko. Kartvizitë e jashtëzakonshme për direkt të interesuarit.

E DREJTA E RIBLERJES

Një altruist brilant me shifra personale më shumë se magjepsëse, 19 paraqitje 8 gola deri tani në kupë dhe kampionat. Radio Mercato flet gjithnjë e më me këmbëngulje për Zirkzee. Bayern gëzohet se ka mbajtur të drejtën e riblerjes për 25 milionë euro. Bolonja ka vendosur çmimin: 40 milionë. Juventus po bëhet gati, Milani gjithashtu… por në dorë e kanë bavarezët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *