• |
ide | kryesore

Arianna Mihajlovic: “Bolonja e ka paguar Sinisan edhe pas ndarjes nga jeta”

Sport
Arianna



Lazio-Bologna është planifikuar për të dielën, një ndeshje thelbësore në kërkimin e një vendi në Evropë. Por mbi të gjitha ajo është ndeshja për Sinisha Mihajlovic, i cili u nda nga jeta pak më shumë se një vit më parë. Nga rreshtat e ‘Il Messaggero’, bashkëshortja e tij Arianna Mihajlovic njoftoi rikthimin e saj në stadium për herë të parë pas tragjedisë. E me këtë rast ajo zbuloi edhe gjestin e madh të klubit emilian pas shkarkimit të bashkëshortit të saj disa javë para vdekjes.

“Sinisa nuk e priste dhe kishte mbetur shumë keq për këtë, në fund të fundit edhe e kishte thënë. Ai kurrë nuk do të jepte dorëheqjen, ai donte të vazhdonte sepse dëshira e tij për të luftuar ishte unike – shpjegoi gruaja e sih-teknikut -. Bolonja zgjodhi një tjetër rrugë dhe nuk mund të gjykoj. E respektuan pagën e burrit tim deri në skadimin e kontratës. Një gjest i jashtëzakonshëm, që në një moment konfuzioni më dha njëfarë sigurie. Presidenti Saputo, Bergamini, Fenucci, Marchetti, Di Vaio: askush nuk më harroi, një klub i veçantë dhe një qytet i veçantë. Edhe me Sabatinin kishte një raport fantastik”.

Lexo më tej: Një vit pa Mihajlovic, gruaja, Arianna, tregon momentet e fundit të Sinishës: “Nuk i thashë se po vdiste”

TERAPI ME PSIKOLOG

Arianna rrëfeu me zemër të hapur dhe foli se sa e vështirë ishte të kapërcesh dhimbjen dhe të jetosh me të, sepse ajo vdekje ishte një sprovë, një udhëtim në Ferr, pa kthim: “Profesionisti që iu drejtova në një moment të caktuar më tha: ‘Arianna ose ngrihu e jeto për vete dhe fëmijët e tu, ose lëshohu dhe ik si Sinisa’. Fraza të forta, që më tronditën dhe më kujtuan se kush jam. Vij nga periferia, kam pasur një palestër jete shumë të rëndë dhe sot mbledh frytet e asaj eksperience. Nuk e mohoj, asgjë nuk është si më parë, por kam fëmijë dhe një mbesë të mrekullueshme. Vendosa të jetoj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *