• |
ide | kryesore

Video/ Milan humbet dy penallti, befasohet në shtesë nga Orsolini: Bologna frenon Piolin

Sport, Video
Milan



Milan nuk shkoi përtej barazimit 2-2 ndaj Bolonjës në javën e 22 të Serie A dhe ngadalësoi ndjekjen e Juventus dhe Inter. Kuqezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 29′ pas golit të Zirkzee. Të besuarit e Piolit humbën një penallti me Giroud (e pritur nga Skorupski), por arritën golin e barazimit në minutën e 45′ falë një inkursioni të Loftus-Cheek. Në pjesën e dytë, Milan fitoi një penallti të dytë, edhe kjo e humbur nga Theo Hernandez (shtyllë), por në minutën e 83′ gjetën golin që ktheu ndeshjen, sërish me mesfushorin anglez. Në shtesë të plotë, një goditje tjetër nga pika e bardhë ishte vendimtare. Maignan e kuptoi krahun, por Orsolini nuk gaboi dhe ndaloi kuqezinjtë pas katër fitoreve radhazi.

Lexo më tej: Video/ Çmenduri e Milik, Juventus me 10 vetë frenohet nga Empoli: Inter -2 me dy ndeshje më pak

Në një San Siro të tejmbushur dhe të mbështjellë nga mjegulla, Milan dhe Bolonja gërvishten dy herë secili njëri-tjetrin në një panoramë shumëngjyrëshe ku, sidoqoftë, ata që e ndoqën u argëtuan. Dy kartona të kuq, një shtyllë, katër gola, dy penallti të humbura, një tjetër e shënuar, një qendërsulmues holandez i aftë për t’u argëtuar sikur të ishte në parkun e lodrave dhe një dygolësh nga një anglez. Në Meazza përfundoi 2-2: dy gola të Loftus-Cheek për Milan e golat e Zirkzee dhe Orsolini për Bologna. Problemi do të jetë ndoshta në ndeshjen e ardhshme për bolonjezët, që do ta gjejnë veten pa trajnerë. Kartoni i kuq i parë ishte për teknikun Motta, i fishkëllyer nga 70mijë tifozët në San Siro për shkak të së kaluarës me Inter, i dyti për Simon Colinet, bashkëpunëtorin e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *