• |
ide | kryesore

Video/ Çmenduri e Milik, Juventus me 10 vetë frenohet nga Empoli: Inter -2 me dy ndeshje më pak

Sport, Video
Milik



Juventus përplaset me Empolin dhe humbet mundësinë për të rritur epërsinë ndaj Inter në renditje. Në Stadium përfundoi 1-1, por ndeshja u kushtëzua me përjashtimin e Milik në minutën e 18′. Një faull i panevojshëm i polakut ndaj Cerri, la bardhezinjtë në inferioritet për gjithë ndeshjen. Juventus sidoqoftë kaloi në epërsi në minutën e 50′ me Vlahovic, që vazhdon të shënojë. Serbi përfitoi në zhvillimet e një goditje këndi, duke i shpëtuar mbulimit të Ismajlit. Toskanët barazuan në minutën e 70′ me një goditje të shkëlqyer me të djathtën nga Baldanzi. Allegri është i pari në renditje, +2 ndaj Inter, por me dy ndeshje më shumë se zikaltrit.

Allegri shpresonte të shkonte në avantazh me pikë në përplasjen direkte në San Siro kundër Inter, por Inzaghi mund të kthehet i parë që nesër. Juventus ndaj Empolit mbeti me dhjetë lojtarë pas 18 minutash për shkak të një ndërhyrje të rëndë të Milik ndaj Cerri. Arbitri fillimisht i tregoi kartonin e verdhë, por pasi u thirr në VAR ndryshoi mendim dhe përjashtoi polakun. Episodi vendimtar, edhe pse bardhezinjtë me kokëfortësinë e zakonshme kaluan në avantazh në minutën e 50′ me Vlahovic. Goli i dymbëdhjetë në sezon, si dhe i gjashti në katër ndeshjet e fundit për serbin.

Lexo më tej“Juventus kërkon të vazhdojë me Max, ai… nuk e di”: Ravanelli zbulon dyshimet mbi të ardhmen e Allegrit

Pastaj ndoshta bardhezinjtë patën iluzionin se ia dolën dhe pësoi rikthimin e Empolit. Baldanzi shënoi golin e 1-1 në minutën e 70′. Në fund, Allegri luajti me kartat Iling dhe Yildiz por rezultati nuk ndryshoi. E Inter – që ka dy ndeshje më pak – tani është dy pikë prapa, në pritje të ndeshjes kundër Fiorentinës nesër në mbrëmje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *