• |
ide | kryesore

Mihajlovic, flet doktoresha që e kuronte: “Për të jetuar do të ishte përballur me çfarëdo dhimbje”

-Instant, Sport
Mihajlovic



Sinisha Mihajlovic ishte një pacient perfekt. Doktoresha që e kishte nën kujdes Franceska Bonifazi e përsëriti edhe tani që fatkeqësisht sëmundja fitoi mbi trajnerin serb. “Ai kishte një personalitet të madh dhe në të njëjtën kohë aftësinë për t’i besuar plotësisht vetes. Ai kishte një sëmundje shumë të keqe, një nga më agresivet që kam parë ndonjëherë”. Këto ishin fjalët e drejtoreshës së programit të terapive të avancuara celulare në spitalin Sant’Orsola në Bolonja.

Lexo më tej: Sinisha Mihajlovic nuk jeton më: leucemia e mposhti “Ciganin”, trajnerin serb 53 vjeçar

Doktoresha Bonifazi pastaj ka treguar edhe dëshirën e madhe të Mihajlovic për të jetuar. 53 vjeçari, sipas saj, bëri gjithçka për të fituar betejën: “Për të jetuar, ai do të kishte përballuar çdo dhimbje dhe vuajtje – tha ajo për Corriere dello Sport -. Ai nuk donte të linte familjen, që ishte oksigjeni i tij. Madje më shumë se futbolli që ishte bota e tij. Sëmundja e tij ishte e keqe dhe rezistente ndaj të gjitha terapive dhe transplanteve. Por ai nuk ishte kurrë vetëm, falë të dashurve të tij. Edhe në spital të gjithë e donin shumë”, përfundoi doktoresha Bonifazi. Mihajlovic u diagnostifikua me leucemi në 13 korrik 2019. Mihajlovic, arriti ta mposhtë herën e parë, por leucemia u kthye sërish në mars 2022. Tre vjet trajtime, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në pankinën e Bolonjës e më pas gjërat morën drejtimin e pakthyeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *