• |
ide | kryesore

Sinisha Mihajlovic nuk jeton më: leucemia e mposhti “Ciganin”, trajnerin serb 53 vjeçar

-Instant, F1, Sport
Mihajlovic



Bota e futbollit tronditet nga një lajm i hidhur. Sinisha Mihajlovic nuk jeton më. Ish-futbollisti dhe trajneri serb u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare nga leucemia akute mieloide. Sëmundja u diagnostikua në 13 korrik 2019. Trajneri kurajoz, arriti ta mposhtë herën e parë, por leucemia u kthye sërish në mars 2022. Tre vjet trajtime, një transplant i palcës kockore dhe rikthimi në pankinën e Bolonjës bënë të mendohej më e mira. Mihajlovic nuk e nisi mirë sezonin dhe u shkarkua në shtator. Serbi në karrierë ka luajtur për Romën, Sampdorian, Lazion dhe Interin. Sinisha ka lënë pas gruan e tij Arianna, vajzat Virginia dhe Viktorija dhe djemtë Marco, Miroslav, Dusan dhe Nikolas.

Lexo më tej: Leucemia po bëhet pengesë: Bologna i kërkon dorëhqjen me dëmshpërblim, Mihajlovic refuzon

“Gruaja e tij Arianna, me fëmijët e tyre Viktorija, Virginia, Miroslav, Dusan dhe Nikolas, mbesa e tyre Violante, nëna e tyre Vikyorija dhe vëllai i tyre Drazen, me trishtim komunikojnë vdekjen e padrejtë dhe të parakohshme të bashkëshortit, babait, djalit dhe vëllait të tyre shembullor, Sinisha Mihajlovic – thuhet në njoftimin e familjes-. Një njeri unik, profesionist i jashtëzakonshëm, i disponueshëm dhe i mirë për të gjithë. Ai luftoi me kurajë kundër një sëmundjeje të tmerrshme. Falënderojmë mjekët dhe infermierët që e kanë ndjekur ndër vite, me dashuri dhe respekt, në vecanti doktoreshë Françeska Bonifazi, Dr. Antonio Curti, Prof. Alessandro Rambaldi dhe Dr. Luca Marchetti. Sinisa do të mbetet gjithmonë me ne. Unë jetoj me gjithë dashurinë që na ka dhuruar”. Lamtumirë Sinisa, kampion dhe luftëtar që nuk u dorëzua kurrë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *