• |
ide | kryesore

DETAJE/ Kreu i PS piu me 51-vjeçarin gjithë natën para se ta qëllonte me kallashnikov

Lajme, Të fundit



Kreu i PS në Kelmend, Vasel Vuçinaj, ka pirë deri në orët e para të mëngjesit me Mark Zef Cakajn dhe më pas e qëlloi tek banesa e tij me kallashnikov.

 

Mes dy fqinjëve ka nisur një debat për motive banale, ndërsa në mëngjes Vuçinaj ka marrë një automatik dhe ka hapur zjarr në drejtim të banesës së fqinjit, ndërsa e ka lënë këtë të fundit të plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital, paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pak pas krimit, autori i dyshuar u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automatik.

Ngjarja ndodhi në fshatin Vukël të Malësisë së Madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *