• |
ide | kryesore

Itali, 22-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me makinë pas një feste

Lajme



Një 22-vjeçar shqiptar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident të rëndë me makinë në Itali.

Sipas mediave vendase, i riu humbi kontrollin e makinës, e cila bëri disa rrotullime dhe përfundoi e copëtuar në anën tjetër të rrugës.

Policia ndërhyri për të nxjerrë trupin të shqiptarit. Mësohet se ai jetonte në banesën e tezes së tij në Forlimpopoli dhe po kthehej nga një festë me disa miq gjatë natës.

Policia njoftoi se 22-vjeçari është rezident në Shqipëri, por shkonte shpesh tek tezja e tij me banim në Itali, dhe e njihte mirë zonën, si dhe kishte shumë miq aty.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *