• |
ide | kryesore

A u mbyll kapitulli i kanabisit? Italianët kapën 7 ton drogë për 4 muaj

Lajme, Të fundit



Për kanabisin nuk po flitet shumë këtë vit. Policia pretendon se ka zhvilluar disa operacione të suksesshme, që të parandalojë kultivimin e drogës në zonat ku tradicionalisht është kultivuar hashash. Por pavarësisht kësaj, sasitë e drogës që sekuestrohen në anën tjetër të kufirit nuk janë të pakta. Sipas bilancit që ka kryer Guardia di Finanza, nga Shqipëria janë sekuestruar 6 ton e gjysëm kanabis vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2018.

Të dhënat janë prezantuar në Romë në raportin e Guardia di Finanza nga fillimi i vitit 2017 e deri më sot. Sipas të dhënave zyrtare në një vit e gjysëm, italianët kanë sekuestruar gjithsej 100 ton drogë.

Por Ora News raporton se nga shifrat e Financas italiane rezulton se nga 1 nga janari i vitit 2018 e deri më 30 prill të 2018 janë kryer 11 operacione ajro-detare kundër trafikut të drogës mes Shqipërisë e Italisë.

Përgjatë këtyre operacioneve janë sekuestruar 6500 kg marijuanë e 1 kg hashash, si dhe janë arrestuar 18 skafistë, 10 prej tyre shqiptarë e 8 janë shtetas italianë. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 7 mjete lundruese të përdorura për trafikun e drogës.

Kjo shifër e nxjerrë nga raporti i Guardia di Finanza tregon se trafiku i drogës drejt Italisë mban të njëjtat ritme, pavarësisht asaj që thuhet. Nëse trendi do të jetë i njëjtë edhe në 8 muajt e tjerë të vitit, atëherë shifrat do të jenë të krahasueshme me ato të viteve të shkuara, kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiri.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *