• |
ide | kryesore

VIDEO/ Si të bëhesh “ish-i përndjekur” me 20 mijë lekë

Lajme, Të fundit



Një qytetar iu drejtua Shoqatës Kombëtare të ish-të Burgosurve dhe të Persekutuarve Politikë të Shqipërisë, për një dëshmi që do ta përdorë për azil politik jashtë vendit.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” solli me zë dhe figurë sesi bëhet tregti me dëshmitë e ish-të përndjekurve politikë.

Qytetari – Ça bëre si je?  Unë desha me marr diçka, një shkresë si i përndjekur.

Roja i shoqatës – Vërtetim?

Qytetari – Po! Për azil.

Roja i shoqatës – S’e ato s’jepen ashtu, vetëm kush ka status. Ta japin ato. Kanë një kuotë për dy-tre vjet, që paguan kuotat e atyre. A kupton? Vetëm nga shoqata mund ta marrësh.

Qytetari – S’bëhet fjalë me ndonjë të njohur të na nderojë, të na i bëj si nder?

Roja i shoqatës  Ore unë punoj ktu, jam i dënum vetë.

Qytetari – Njeh ndonjë shoqatë kshu?

Roja i shoqatës – Janë ato, po tani s’i ke ato. Janë këtu, te “1 Maji” rrinë ato.

Qytetari – “1 Maji”.

Roja i shoqatës – Ee…, është një Ylli, Ylli. Iku tani me gjithë atë sekretaren. Me një fjalë, si ta duash, e ciklos me të dhënat me një fjalë.

Qytetari – Thjesht ta bëjë ai sa më efikase, që unë të përfitoj atë që dua, se dua të marr azil.

Roja i shoqatës – Po të kuptoj, kuptoj. Hajde nesër në mëngjes këtu.

Qytetari – Ça ore?

Roja i shoqatës – Në orën 9:00.

Ditën tjetër:

Roja i shoqatës – Çkemi, ça bën?

Qytetari – Si të kam.

Roja i shoqatës – Fola një çikë me atë, çikë me atë… çunin.

Qytetari – Hëë…

Roja i shoqatës – Ky thotë e bëjmë, po janë ato kuotat që ç’paguajnë se s’bën… do shkojë ca lekë ajo.

Qytetari – Sa lekë?

Roja i shoqatës – Te 200 mijë lekshi. Si të quajnë ty?

Qytetari –  xxxxx.

Roja i shoqatës – xxxx. Po mbiemri?

Qytetari – xxxxx.

Roja i shoqatës – Emri i babës?

Qytetari – xxxxx.

Pas negociatave fillimisht me rojen, qytetari pagoi 200 mijë lekë të vjetra dhe arriti të marrë dëshminë nga funksionari i shoqatës, Agron Talo.

Ky i fundit tha se paratë do t’i ndajë me persona të tjerë dhe se dokumente të tilla ka lëshuar për në Kanada, Australi, Francë etj.

Agron Talo – Si kalove? Mbaje, mbaje!

Qytetari – Apo qenkan dy, të njëjtat.

Agron Talo – E njëjta, e njëjta është, po e ke dy kopje.

Agron Talo – S’e di për Amerikë, këtë kemi dhënë për Kanada, për Australi, për në Francë, këto lloj dokumentesh kemi dhënë.

Qytetari – Vetëm këto?

Agron Talo  Vetëm kaq!

Qytetari – Këtë porosinë ta lej ty apo…?

Agron Talo – Po, po, porosinë po, porosinë! Porosia do shkojë andej-andej, do ndahet porosia. Nuk i numëroj unë, i numërove?

Qytetari- Jo, jo! Kaloji, kaloji të lutem! Rrofsh! Të falenderoj shumë!

Agron Talo – S’ka gjë fare, po të ashtu..,ndonjë gjë…

Qytetari – Do të them për çdo gjë tjetër që mund të më duhet.

Qytetari – Të falenderoj!

Agron Talo – S’ka gjë! Ma kalofsh mirë! Telefonin e ke, si qysh tek, ndonjë ashtu.

Moderatorët e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj u shprehën se në çdo institucion nevojiten para për të marrë një vërtetim, certifikatë etj./tvklan.al



1 Comment

  1. Te tere te burgosurit ordinere ne kohen e monizmit ku kishin hyre ne burg per vjedhje ,sherre ,dhunime u perdoren si spiuna neper qelite e burgjeve ,dhe sot ata kane marre statusin e te perndjekurit politik ku kane zabtuar dhe institutin e te perndjekureve politike ku bejne allish verishe duke leshuar vertetime kundrejt nje shume lekesh .Dhe po te veresh sot dhe ata qe internuan ,persekutuan kete klase politike jane pajisur me deshmine e te perndjekurit politik per efekt te qendrimit jashte shtetit me azil politik Keta qener duhet zhdukur dhe rracur brenda per abuzim dhe shperdorim detyre dhe marrje rryshfeti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *