• |
ide | kryesore

Tri manipulimet e kryeministrit për protestën e studentëve

Arkiva, Kryesore



Edi Rama po mundohet t’ua shesë shqiptarëve protestën e studentëve si një protestë kryekëput të organizuar nga opozita. Në pamundësi për t’u përballur me manifestuesit realë, ai ka bombarduar sot publikun me statuse ku pretendohet se shkollat, rrugët dhe bulevardi janë bllokuar nga dyshja PD -LSI.

Me fjalorin e tij të zakonshëm, që e përdori në fillim edhe me studentët, por që i ra si pështyma në fytyrë nga memet e tyre, gjatë gjithë ditës Rama i është drejtuar liderit të PD-së si ‘Artisti’ dhe kryetares së LSI-së si ‘Doktoresha’. Madje ai ka shkuar edhe më larg kur ka përdorur një shprehje banale të shqipes që u ka thënë deputetëve të vet në mbledhjen e grupit: “shkoni në komisione të papërgatitur si Mona në dasëm”.

Fillimisht Rama e ka filluar ditën me një status ku caktohej një datë skadence, që ai po e pret me ankth: afrimi i festave.

Sikurse shihet, ai flet për një protestë të përgjysmuar dhe për studentë që e kanë braktisur dhe nuk janë më aty. I pakënaqur me këtë vëzhgim manipulativ, kryeministri ka shkuar edhe më tej, duke lënë idenë me një status të dytë, se nuk kanë mbetur më studentë në protestë. Sikurse duket edhe në statusin e mëposhtëm, ai do të krijojë një përshtypje manipulative, ndryshe nga sa gjithë shqiptarët shikonin në ekrane.

 

ram

Mbas këtij, Kryeministri qëlloi edhe me një reagim të tretë tashmë duke e shpallur si të vërtetë që protesta është vetëm e opozitës dhe duke tentuar t’i vendosë PD-në dhe LSI-në në kundërshtim me qytatarët të cilëve u bllokohen rrugët.

454545

Natyrisht majfton të shikoje qoftë dhe pak protestën e sotme, për të kuptuar se në statuset absolutiste që bën kryeministri nuk thotë të vërtetën. Arsyet se pse ai sillet kështu dihen (lexo komentin poshtë), por ky bombardim në rrjetet sociale tergon se ai nuk po e duron dot më një protestë që nuk e kap dot. Prandaj po tenton të manipulojë publikun duke mos bëra gjatë gjithë ditës çdo punë dhe për të shpikur statuse të rreme.

©Lapsi.al

Andi Bushati:Rama po kërkon kamardaren e Monës dhe Lulit



12 Comments

  1. Legen ma te modh s ka pa Shqipenia jon se ky Edi Ram pall bytha tphuuuu drgmen i pa pam, fundi yt do jet tamom si i Qausheskut te Rumanis. Kurse ti me gjith ate Linda kurven se keni te gjat o klysh kurve.

  2. Ky idioti KM nuk e kupton që ka hyrë në një luftë të vërtetë me shqiptarët.

    Ai që do të humbë në këtë luftë do të thyhet keq, shumë keq.

    Ishalla shqiptarët e kanë kuptuar se janë në luftë me edvinin.

  3. Mesa duket po afrohet me shpejtesi data e zgjedhjeve te parakoshme parlamentare. E hengri edhe ky si Berisha

  4. Ky eshte komplet karagjoz.Ketij drogaxhiut i mungon minimalja e seriozitetit,qe e perjashton
    ne menyre kategorike per te qene,jo Kryeminister,por edhe nje drejtues i rendomte.

    1. Po po qani hallin e rame ripjedhjes ju, ky eshte i dyti pas enverit qe ka ndenjur me shume ne pushtet plot 20 vjet pa shkeputje, me gjeni nje tjeter qe ka mbajt nje post te lart publik me shume se rame ripjellja nga viti 1998-2018 por eshte i pari qe ka vjedh nga 20% e lejeve te ndertimi ne bashki tek koncesione pa fund tani.
      Edhe 20 vjet nuk iken ky pa e rrjep mire kete popull pule?.

      1. O liberal ,a tqifte ari me gjith stalinin n sum .Nuk ta ka fajin populli qe rama tall koqet me ty edhe me shoket e tu.

      2. Perse i vrau dhe burgosi Enver Hoxha intelektualet shqiptare te arsimuar ne perendim?
        Qe ta linte popullin shqiptare pa koke.Dhe ja ku jemi.
        Nuk eshte faji i popullit,por i”elites politike” ,qe shperdoron besimin e popullit kur vjen
        ne pushttet.Te jap nje rast qe edhe gjermanet jan “popull pule”,sipas teje.Gjermania nuk
        beri referendum kur zevendesoi marken me euron,dhe askush nuk protestoi,megjithese
        mbi 90% ishin kundra Euros,sepse marka ishte ne tre valuatat me te forta ne Bote.
        Perse kerkon ta denigroi Edvin Rama Zotin Taulant Muka,sepse ai kerkon te kaloi ne filter
        te gjith politikanet bashibozuke,duke i nxjerre edhe Rames horrlliqet,qe dyshohet se nuk
        ka dipllome.Fjala Intelektual,eshte fjale e madhe,pot ne Shqiperi e kan blere halabaket.
        Peshku qelbet nga koka.Tung

  5. Merrni frymen clirohuni.
    Njerezit ecin perhere e ma me ngut.
    Se per ku : as ata vete s,e dine.
    Drejt vetes ,jashte vetes.
    Kane harruar buzeqeshjet ,miresite
    dhe shpirtin kane tretur!
    Rendin drejt askunit duke qeshur pa qeshur,
    drejt lumturise boheme ,
    vargojsh shpirtrash , te rudhur te vdekur.
    Drejt mireqenjes , komoditetit ,virtualitetit
    duke humbur vetveten !
    Rendin drejt mitit,heroit,liderit,pompozitetit,
    duke vrare te thjeshten, te zakonshmen te ngohten hyjnore
    qe u pershperit embel ne vesh :
    mos me kerkoni larg , mbyllni syte shikoni;
    Une isha,jam e do te jem ketu brenda jush !

    E ne kete peshtjellimin per kapjen e qellimit .
    Ne mishmash idesh konceptesh qe mpijne.
    Nen tingujt e zhurshem ,te metalte qe therin
    Ne zderhallje egosh varferi shpirti ,
    Therras me sa fuqi kam:
    -O njerez ku shkoni,kthehuni, pushoni pak;
    Keni harru Zotin!
    Merrni frymen qe munguar ju ka

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *