• |
ide | kryesore

Studentët e Juridikut: Jemi provokuar nga forumi rinor i PS-së

Lajme, Të fundit



Studentët e fakultetit Juridik vazhdojnë t’i qëndrojnë plotësimit të kërkesave të tyre pavarësisht provokimeve dhe vështirësive që kanë hasur gjatë ditëve të qëndresës.

Së fundmi, ata janë shprehur se kanë marrë një tjetër provokim nga anëtarë të forumit rinor të PS-së, të cilët kanë mbledhur firmat e disa studentëve për të vijuar procesin e mësimit.

Studentët janë shprehur se do të vazhdojnë të qëndrojnë deri në momentin që kërkesat e tyre të plotësohen ashtu si ato i kanë kërkuar, dhe jo në mënyrën si kryeministri dëshiron t’i plotësojë.

“Dje patëm një provokacion të forumit të PS, të cilët morën nismën për një peticion për të mbledhur firmat për të nisur mësimin. Për këtë arsye ne e cilësuam një provokacion. Kemi patur kontakte me pedagogët, presim një deklaratë të tyre, e cila do të jetë pa diskutim pro nesh.

Siç është deklaruar edhe në ditët më përpara, ngujimi ynë do të vijojë deri në plotësimin e 9 pikave ashtu siç duam ne të plotësohen dhe jo siç duan ata”, u shpreh një nga studentët.



4 Comments

  1. Forumi i -freshleshisteve-provokon ,morrat e kuq ne mesymje .Mos u frikesoni ,mos u dorzoni,se po e late ne mes protesten do mbahi mend ne histori si –Protesta e Deshtimit-.

  2. forumi i robqirve socialist ,vullnetar robqur si rama,erionka velina,taulante balla,ditmirka bushati,ermonel felaj,mim kodheli etj.me falni mungon i pa emer e me mut ne tru,keta pa te frrkut,ndokes,roshit e doshit pall dhe te metes ngjal nuk qendrojn as nji minut.

  3. Metodat e trasheguara te sabotimit , nga keta, e kulishet e tyre, priten, e ne mos edhe me shume, por sot,, ne demokracine e kerkuar, keta te rinj s;duhet te tremben e te ipen para pislleqeve partiako_ qeveritare, sepse do biejn ne mashtrimin qe i ka bere nje populli per pune e ekonomi, por,,a e shihni se ku jemi? A ndaj ju, e vetem ju do mund ta drejtoni, apo ta largoni kete fantazem politike te qelbesirave qe ka pushtuar vendin. Cdo lehes i sektit, qe ka lindur ne kete llum qelbesirash, nuk ka te drejte te jua imponoi ardhmerine tuaj.

  4. Skifteret e zellshem ne bresheri kundra eterve te tyre,por studentet ngelsa por te paguar nga PD-Lsi vazhdojne te bllokojne dhe jo te protestojne,argita me grupin e pedagogeve pro sali nxisin ngelsat te bejne gjoja proteste dhe i thone do ju kalojme ne fund,dhe rraca mutit e hajne sapunin per djathe dhe mire bejne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *