• |
ide | kryesore

Del dokumentari tronditës/ “Shqipëria, mafie dhe hakmarrje” (VIDEO)

Lajme



Programi “Clandestino” i gazetarit të njohur investigativ David Beriain që transmetohet në “DMAX” do të transmetojë mbrëmjen e së mërkurës edhe në Itali në kanalin “Nove TV” dëshmi të forta të mafias shqiptare në vendin fqinj.

Sipas dokumentarit të përgatitur kriminaliteti shqiptar konsiderohet si një nga më të rrezikshmit nuk botë pasi sipas tij ajo bashkon disa tipologji dhe aktivitete kriminale si trafiku i armëve, drogës dhe i qenieve njerëzore.

“Deri tani asnjë gazetar nuk e ka pasur të mundur të thellohej në bandat kriminale dhe programi në fjalë pretendon se ka arritur të hyjë në brendësi të klaneve mafioze duke treguar se si janë krijuar dhe ato funksionojnë.

“Shqipëria, mafia dhe hakmarrje” është emri i dossierit që ka dalë tashmë online në Spanjë. Gazetari David Beriain thotë se do të tregojë se si një ngarkesë droge që vjen nga Shqipëria do të dorëzohet në duart e organizatave mafioze italiane (video më poshtë).

Beriain ka intervistuar një të arratisur nga burgu që tashmë thotë se “i kërcënuar me vdekje bën atë që di të bëjë më mirë: të vrasë”. Kanë qenë drithëruese ato që Beriain tregon se ky person i ka thënë. “Falëndero atë që të ka shoqëruar sepse po të ishte për mua do t’ju kisha vrarë të gjithëve” (shih videon më poshtë) .

Mafia shqiptare

“Shikuesit italiane do të shohin se si hakmarrja për shqiptarët në Shqipëri është një detyrim i jetës. Vrasja e një të afërmi, siç thuhet në ligjin e Kanunit, kërcënon me vdekje të gjithë meshkujt e familjes së vrasësit” – thuhet në një shkrim që e paraprin dokumentarin.

“Është pikërisht kjo, karakteristikë kryesore e organizatave kriminale shqiptare. Ato janë formuar në bazë të lidhjeve familjare dhe nga një kod i pashkruar i nderit dhe hakmarrjes” – thuhet më tej.

David Beriain premton se do të eksplorojë rrënjët e shoqërisë shqiptare në përpjekje për të kuptuar se si shqiptarët bënë emër në kriminalitetin botëror.

Dhe si e ka bërë? Duke shoqëruar anëtarë të këtyre grupeve mafioze në jetën e tyre të përditshme, duke takuar ata që merren fabrikimin e bombave artizanale dhe duke mbajtur një identitet klandestini.

Mafia shqiptare ka tërhequr edhe në të kaluar vëmendjen e medieve perëndimore. “The Guardian” në një artikull të thelluar shpjegoi hollësisht se si të rinjtë që mbërritën nga “Toka e Shqiponjave” në Britani janë bërë “mbretërit e kokainës” në Londër. ©Përshtati LAPSI.al



16 Comments

  1. keni zbuluar ujin e ngrohte do thonin italianet, ketu mafjen 27 vjet e kemi te ulur kembekryq, madje nje mafjoz e kemi bere dhe president

    1. kurse shizofrenin e droguar i bir i monstrave te stalinit kristaq rama,e spiro koleka e kemi ber kryeminister qe lloji te pa emer u jep m.t dit e nat e nuk i ngop.

      1. o diare ik se na qelbe. te gjith mafjoz jan, rrock, frock, ram, toc etj. po mos harro se mafjoz jan edhe salehu me lulushin e me liken. mir ben qe i shan keta te paret po mos na i mbro keta te dytet.

  2. kurse shizofrenin e droguar i bir i monstrave te stalinit kristaq rama,e spiro koleka e kemi ber kryeminister qe lloji te pa emer u jep m.t dit e nat e nuk i ngop.

  3. Rrace muti, sikur cfare po ben shqiptari shkrete. Gjithe pisllekun e dtoges e luan mafia serbrbe e malazeze dhe kapot italine. Dhe vjen ky zgjebja dhe nxjerr ne pah kanunin, qe se ka idene se cfare eshte. Eshte nje e drejte qe ka rregulluar rregullat shoqerore ne mardhenie civile/penale ne menyre perfekte

  4. O Andi a di se cfare ndodh ne Europe dhe me tutje. Kujt ia tregon keto perralla me mbret o kelysh kurve? Ti je djale i zgjuar dhe e di shume mire qe Spanja eshte nje nga vendet europiane qe prodhon me shume canabis ne Europe…
    Te besh nje dokumentar si ky qe po na paraqet ti , eshte gjeja me e thjeshte qe mund te besh.
    Sa per informacion, smund ta kalosh Otranton me barke peshikimi si ajo e ketij gazetaruci…

  5. Është një shtrembërim i qëllimshëm i realitetit shqiptar për ta paraqitur krimin mafioz si dukuri të “gjakmarjes”.
    Dihet se diktatura e gjatë komuniste pothuajse e zhduku këtë fenomen të vetëgjyqësisë në bazë të Kanunit të Lek Dukagjinit e ky fenomen ishte i përhapur vetëm në disa pjesë të malësive të veriut.
    Në mbi 80% të territoreve të banuara me shqiptarë nuk ka funksionuar ky fenomen.
    Krimet më të rënda të vrasjeve nga grupet kriminale mafioze pas përmbysjes së diktaturës , kanë ndodhur në Shqipërinë e Jugut e ate të mesme ku nuk ka vepruar asnjëherë kanuni i Lek Dukagjinit.
    Nëse do të kishte një studim serioz për fenomenin e gjakmarjes në Shqipëri, duhet thënë se Kanuni ka ndikuar për të frenuar krimin në mungesë të ligjeve shtetërore.
    Krimi më i madh që dënohej nga Kanuni ishte përdhunimi i femrave e vjedhja.
    Nga fragmentet e shkëputura nga ky dokumentar, veçoj thënien e njerit prej të intervistuarve që tha se kur u përmbys diktatura , ne ishim si ato qentë e lidhur me zinxhirë që të privuar edhe nga buka e gojës, u vërsulëm të urritur nëpër botë duke vjedhur.
    Ky është thelbi i lindjes së “mafies shqiptare”, kjo është zanafilla e saj e jo hakmarja.
    Është varfëria ekstreme, është privimi nga çdo e drejtë njerëzore , është humbja e nocionit të pronës, ajo që i bëri një pjesë të pa shkolluar të shqiptarëve me prirje kriminale, që të bashkoheshin me mafien e vjetër europiane.
    Nese në këto vitet e fundit që Shqipëria u qeveris nga një grup i korruptuar qeveritarësh e që pati edhe në krye të policisë njerëz të lidhur me krimin, shqiptarëve ju shtua nami si mafiozë, kjo nuk ka sepse të shpjegohet me fenomenin e hakmarjes
    E ç’lidhje kanë me Kanunin e Lekë Dukagjinit apo me vetëgjqësine e hakmarjes, bandat kriminale të trafikut të drogës, armëve e prostitucionit në Vlorë, Fier, Lushnje , Durrës, Tiranë e Shkodër ?

  6. Kur bohen dokumentare posacerisht me tematike x mafien shqiptare dhe jo për grupet mafjoze qe veprojne ne Itali apo diku tjeter problemi eshte jo te shqiptaret por te SHQIPERIA. Nuk e di a kuptohet diferenca apo jo ….?! Sa here qe politika shqiptare shkon drejt bashkimit kombëtar ne vendet e shume dashura “fqinje” fillojne dok x mafjen, prostitucionit, vjedhjet. Por per shumicen 95% qe i qihet nena gjithë duten duke punuar perse nuk bohet na i doku ….?!

  7. Sa idiotesira! Kanuni kanuni, lesh me qime. Te gjitha budallalleqe, e bene Shqiperine si Afganistan ose Pakistan!

  8. Per komentuesin Niku: Spanja nuk prodhon kanabis mor zoteri, por eshte nje porte hyrese ku kapen me shume lende narkotike qe vijne nga Afrika apo Amerika Latine…informohuni para se te flisni.

  9. Eshte koha qe intelektualet me integritet qe nuk kane qene kurre pjese e korrupsionit te mblidhen ne asamble ne vende te ndyshme per te biseduar per prespektiven e zones se tyre te rajonit te tyre te grupit te tyre te interesit per te denoncuar gjithcka qe cenon ekonomine,inisiativen e lire tradten prespektiven e vendit bazuar ne ruajtjen e vleravedhe ne evidentimine asaj cfar kemidhe cfar mund te behet ne te ardhmen.Keto grupime te behen publike dhe te ndicen on line.
    Duhet te angazhohemi e te mendojme per nje Shqiperi ndryshe nga te gjthe cka asht ba tash 78 vjet.
    Urgjente eshte te ndalohen licensat per HECET se po ju shiten serbeve si licensa qe ata te trajtojne ujrat tona.Kjo eshte kriminale. Bashkohuni per Shqiperine tjeter! Zoti e bekofte gjithcka e gjithkund per ate qe beni. ….

  10. Eshte koha qe intelektualet me integritet qe nuk kane qene kurre pjese e korrupsionit te mblidhen ne asamble ne vende te ndyshme per te biseduar per prespektiven e zones se tyre te rajonit te tyre te grupit te tyre te interesit per te denoncuar gjithcka qe cenon ekonomine,inisiativen e lire tradten prespektiven e vendit bazuar ne ruajtjen e vlerave dhe ne evidentimin e asaj cfar kemi dhe cfar mund te behet ne te ardhmen.Keto grupime te behen publike dhe te ndicen on linedhe ne media.
    Duhet te angazhohemi e te mendojme per nje Shqiperi ndryshe nga te gjthe cka asht ba tash 78 vjet.
    Urgjente eshte te ndalohen licensat per HECET se po ju shiten serbeve si licensa qe ata te trajtojne ujrat tona. Kjo eshte kriminale. Bashkohuni per Shqiperine tjeter! Zoti e bekofte gjithcka e gjithkund per ate qe beni! ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *