• |
ide | kryesore

Paris Jackson thyen heshtjen për abuzimet e të atit

Paparazzi, Slider


Dokumentari “Leaving Neverland”, që zbulonte përmes rrëfimeve të disa djemve abuzimet seksuale të Michael Jackson, ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale.

Një pjesë e madhe kanë filluar ta kthejnë gjithë dashurinë për këngëtarin në urrejtje, ndërsa fansat e tij mendojnë se është i pafajshëm. Ndërkohë vajza e tij, 20-vjeçarja Paris Jackson, më në fund ka thyer heshtjen. Në një artikull të shpërndarë në ‘Twitter’ thuhej se Paris beson se babai i saj nuk ka faj, por vetë ajo i ka hedhur poshtë këto pretendime.“Unë në fakt nuk kam dhënë ende asnjë deklaratë, përveçse se si do ndikojë në karrierën time. Ju po e zgjasni pak. Të paktën nuk ishte një artikull sulmues. Ju e merrni më seriozisht se unë jetën time”, – ka shkruar Paris . Pavarësisht se vajza e këngëtarit nuk ka folur për këtë çështje, anëtarë të familjes Jackson e kanë cilësuar dokumentarin “Leaving Neverland” si të njëanshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *