• |
ide | kryesore

Sulm me thikë në Paris, lëndohen tre persona

Lajme, Planet



Kryeqyteti francez u trondit sot nga një sulm me thikë në stacionin më të madh të trenit, Gare de Lyo. Mësohet se një person goditi disa njerëz, duke plagosur tre prej tyre. Efektivët e policisë arritën ta prangosin shpejt agresorin dhe po hetojnë rrethanat e ngjarjes së rëndë. Njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa dy të tjerët nga pohojnë zyrtarë vendas të sigurisë, kanë plagë më të lehta.

Nuk ka ende detaje të tjera nga sulmi, i cili përbën një tjetër incident shqetësues të sigurisë. Ky qytet është goditur vazhdimisht nga sulmet terroriste, të cilat kulmuan me ngjarjet tronditëse të vitit 2015. Në muajin dhjetor, një burrë i armatosur po me thikë sulmoi kalimtarët pranë Kullës së Eifelit, duke e vrarë një turist gjerman me thikë dhe duke lënduar dy persona të tjerë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *