• |
ide | kryesore

Protestuesit hyjnë me forcë në panairin e famshëm të bujqësisë në Paris

Lajme, Planet
Protestuesit hyjnë me forcë në panairin e famshëm të bujqësisë në Paris



Dhjetëra fermerë dhe protestues hynë sot me forcë duke u përleshur me forcat e rendit në panairin e përvitshëm të bujqësisë në Paris. Mes thirrjeve të fermerëve dëgjoheshin ofendime dhe kërkohej dorëheqja e Macron.

“Kjo është shtëpia jonë e përvitshme, e fermerëve, kurse ata na presin me policë specialë”, tha një protestues për agjencinë Reuters.

Macron kreu një takim të shkurtër me sindikatat e fermerëve, ndërsa më pas u bëri thirrje protestuesve të mos prishnin panairin.

Panairi i bujqësisë në Paris është një event madhor në Francë me më shumë se 600,000 vizitorë në nëntë ditët e tij. Eventi i sivjetshëm vjen në një kohë protestash masive të fermerëve në të gjithë Evropën kundër kufizimeve dhe rritjes së kostove nga qeveritë e BE-së, me reduktim të subvencioneve, dhe burokracive ambjentaliste të kërkuara nga BE.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *