• |
ide | kryesore

Sërish dhunë në Paris, protestuesit sulmojnë makinën e policisë

Lajme, Të fundit



Të shtunën në Paris, një demonstratë kundër dhunës policore u shënua me përleshje mes protestuesve dhe policisë, në atë që Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e quajti “dhunë të papranueshme”.

Pamjet filmike të postuara nga shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, në platformën X, e njohur më parë si Twitter, tregonin një makinë policie në lëvizje e cila goditej me shufra hekuri. Zoti Nunez tha gjithashtu se një bankë ishte vënë gjithashtu në shënjestren e protestueve. “Po shohim se ku të çon urrejtja kundër policisë”, shkroi ministri Darmanin në rrjetin X.

Një nga policët doli jashtë makinës duke mbajtur armën, por nuk e përdori atë, tha zoti Nunez për televizion “BFM”, duke shtuar se demonstrata vazhdoi normalisht pasi makina e policisë mundi të largohej. Ai tha se ishin arrestuar tre protestues.



3 Comments

  1. Ky eshte Populli i Lavdishem i Frances, populli qe beri Revoluvionin, populli qe shembi Bastine

    populli qe vuri gijotinen ne mes te sheshit qendror te Parisit dhe i hoqi koken Mbretit dhe

    Mretreshes por edhe Robespierit qe tejkaloi dhunen. Sa larg , sa vite drite larg jemi ne populli

    shqiptar qe ambientohemi me shkeljen e te drejtave , me vjedhjen e taksave, me shembjen e

    shtepive, me perzenien nga atedheu yne te 1/3 e popullsise vetem gjate dy mandateve qeverisese

    me burgosjen e njerzve te pafajshem dhe me ngritjen ne piedestal te krimit e te krimineleve.

  2. Ne kemi sander leshin qe pi LHL qe ne pike te mengjesit.
    Kemi dhe visin qe i jepte rroge komisariateve te policiqirobt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *