• |
ide | kryesore

Takimi me Palmer, Kryemadhi: Hallet tona do t’i zgjidhim ne shqiptarët me njëri-tjetrin

Lajme



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim për rreth 70 minuta me Zv/Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit, Mathew Palmer. Në një dalje publike për mediat, Kryemadhi u shpreh pas takimit se nuk është e autorizuar të flasë në detaje rreth temave të diskutimit, ndërsa theksoi se zyrtari amerikan Palmer nuk kishte ardhur për t’i dhënë zgjidhje krizës politike të vendit, duke thënë se “hallet tona, do të zgjidhen nga vetë shqiptarët me njëri-tjetrin”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Palmer zhvilloi një takim me gazetarët ku e cilësoi mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore të 30 qershorit si një fatkeqësi që duhet shmangur. “Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit. Nuk është zgjidhje djegia e mandateve. Do të ishte fatkeqësi nëse opozita nuk do merrte pjesë në këtë proces të rëndësishëm demokratik. Përgjegjësia e opozitës është të marrë pjesë në zgjedhje të ndajë vizionin me mbështetësit të punojë fort të ketë platformë politike atraktive të ketë kandidatë të fortë që të fitoje zgjedhjet.” – tha për gazetarët Palmer.

Pas takimit me Kryemadhin, Palmer do të zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *