• |
ide | kryesore

Odriozola rekordi më unik: 5 trofe me vetëm 613′ lojë në një sezon

-Instant, Sport



“Të pëlqen të fitosh lehtë?”. Fytyra e re e publicitetit të famshëm televiziv, që nga e djela në darkë, mund të jetë fare mirë Alvaro Odriozola, mbrojtësi i djathtë në pronësi të Real Madrid, por aktualisht në huazim tek Bayern Mynih. Lojtari bask, 25 vjecar, në sezonin 2019-2020 ka vendosur një rekord historik që vështirë se dikush mund ta barazojë: ka fituar 5 trofe duke luajtur, me dy skuadra të ndryshme, vetëm 10 ndeshje për një total prej 613 minutash. Që do të thotë një titull cdo 122 minuta.

Pasi e nisi sezonin me Real (luajti të plota ndeshjet kundër Celta, Osasuna e Granada e 73 minuta në Maiorca), Odriozola doli nga rotacioni i Zidane e kështu, pasi e pa nga tribuna e Jeddah fitoren e Superkupës spanjolle, në janar u transferua në Mynih, ku pati të njëjtin fat.

View this post on Instagram

⚡ ¡¡CAMPEONES!! ? #HalaMadrid ? #Supercopa2020

A post shared by Álvaro Odriozola (@alvaroodriozola) on

Pavarësisht dëmtimit të Pavard, Hans-Dieter Flick ka preferuar të ripozicionojë Kimmich në krah se ti japë një mundësi lojtarit që vinte nga Madrid, që në fund i është dashur të kënaqet me tre prezenca në Bundesliga, një në Kupën e Gjermanisë e pak minuta kundër Chelsea në kthimin e cerekfinales së Champions. Mjaftueshëm për të marrë medaljen e artë në të gjitha kompeticionet e për të qenë një nga protagonistët e Tripletës historike të Bayern.

View this post on Instagram

? ?? ??? ??? ?????????

A post shared by Álvaro Odriozola (@alvaroodriozola) on

Pas këtij sezoni për rekord Odriozola do të largohet nga Mynihu për tu kthyer tek Real. Kohët e fundit ka deklaruar se dëshiron të luajë kartat për të tentuar të bindë Zidane, por zërat e merkatos e largojnë nga Madrid. Mes skuadrave të interesuara është edhe Napoli i Gennaro Gattuso, që kërkon të freskojë krahët e mbrojtjes e që e ka patur në konsideratë edhe në të kaluarën ish-lojtarin e Real Sociedad.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *