• |
ide | kryesore

Manchester City përgatit blerjen e shekullit: kontratë e çmendur në janar për Lionel Messi

-Instant, Sport



Nga Anglia mbërrijë zëra të rinj që përforcojnë lamtumirën e ardhshme të Lionel Messi nga Barcellona. Sipas të përditshmes The Telegraph, Manchester City është duke përgatitur një kontratë faraonësh, që do ti prezantohet fenomenit argjentinas para merkatos së janarit. Pas dështimit të verës së kaluar, për ta marrë në Etihad numrin 10, skuadra e stërvitur nga Pep Guardiola mund të përfitojë nga kaosi i shoqërisë në të cilën Barça është përfshirë pas dorëheqjes së presidentit Josep Bartomeu, me klubin e administruar provizorisht nga një komision në pritje të zgjedhjeve të reja.

Disa javë më parë, drejtori i operacioneve financiare të City Omar Berranda, nuk kishte bërë të paditurin për interesimin e klubit të tij për Pleshtin: “Flasim për një talent të pabesueshëm, që mund të ketë një impakt të jashtëzakonshëm në cilindo klub, si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Është më i miri i gjeneratës së tij. Mendoj se cilido klub në botë do të donte ta kishte në dispozicion. Nëse Messi largohet nga Barça do ta marrim në konsideratë mundësinë për ta marrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *