• |
ide | kryesore

Nga telefonata për Perez, tek foto me Ramos: “Ronaldo po riafrohet me Real”

-Instant, Sport



Kur u largua nga Madrid kishte mbajtur vetëm raportin e miqësisë me Marcelon. Pastaj u bë telefonata me Florentino Perez për një vend në Bernabeu për të ndjekur Clasico të marsit të kaluar. Prej aty rinisën kontaktet mes Ronaldos e presidentit të Real. Të gjitha këtyre duhet ti shtohen edhe fotot e postuar në shoqërinë e Sergio Ramos e Pepe, para, e, më pas, me Kovacic e Modric. Sipas “Marca” këto janë të dhëna të sakta për një riafrim të CR7 me ambjentin e blancos. Një lloj preludi për kthimin e madh.

Një seri detajesh që i shtohet faktit që, sipas zërave të merkatos, ky do të jetë viti i fundit i qendrimit të portugezit tek Juventus. E besueshme, mbi të gjitha, nëse konsiderohet se drejtuesit bardhezinj kanë nevojë të ulin barrën e pagave të përgjithshme e se Cristiano, pavarësisht se vazhdon të jetë vendimtar, në shkurt do të mbushë 36 vjec. Media spanjolle i kanë mëshuar edhe një oferte të mundshme të fuqishme nga ana e Psg për kampionin bardhezi. Mbetet ende të kuptohet nëse Ronaldo preferon të arkëtojë sa më shumë në vitete e fundit të karrierës apo të kthehet në një nga vendet e zemrës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *