• |
ide | kryesore

Kosovë/ 64 të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit dhe 1 viktimë

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka një rritje të lehtë e rasteve të reja me COVID-19 në Kosovë.

Autoritet shëndetësore njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 64 persona të infektuar, 39 raste më shumë se një ditë më parë, ku u shënuan vetëm 25 infektime.

Nga krahu tjetër nuk e ka fituar betejën me virusin 1 qytetar nga Gjilani. Ndërsa lajmi i mirë është, se të shëruarit janë 409.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.297 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 64 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Gjilan 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.003 raste nga 575.614 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.227 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 409 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.233 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.543.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 12 raste, Ferizaj 9 raste, Skenderaj 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Prizren 5 raste, Deçan 3 raste, Gjakovë 3 raste, Istog 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 2 raste, Obiliq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Fushë-Kosovë, Gjilan, Kamenicë, Pejë, Shtime dhe Suharekë”, njofton IKShPK.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *