Pesë persona janë arrestuar në Bulqizës pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike. Pas një hetimi 3-mujor policia njofton se ka kapur 24-vjeçarin me iniciale E.B., 28-vjeçarin me iniciale B.S., bashkëmoshatari e tij me iniciale E.S. dhe 33-vjeçarin me iniciale U.M. Sipas policisë këto shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.
Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur 33-vjeçarit me iniciale U.M. një armë zjarri automatik me 28 fishek, që mbante pa leje.