• |
ide | kryesore

Vihet në pranga 27-vjeçari në Fusha Krujë, po transportonte në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi është kapur duke transportuar në mënyrë të paligjshme 5 emigrantë. Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale N. K., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas është kapur blutë, në dalje të qytetit të Peshkopisë, në drejtim të Kukësit  me mjetin tip ‘Jeep’,  duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin në pikën e kalimit kufitar të Morinës, me destinacion më pas drejt vendeve të BE-së.

Policia njofton se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një shumë parash në euro, disa telefona celularë dhe automjeti që drejtohej nga shtetasi N. K.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *