• |
ide | kryesore

Rama e Basha takimin përmbyllës në Shkodër në të njëjtën orë, Berisha: Pengmarrësi kishte marrë me vete edhe pengun

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Takimin përmbyllës te fushatës në Shkodër, Rama dhe Basha kishin zgjedhur ta mbanin në të njëjtën orë. Kjo nuk ka kaluar pa u komentuar as nga Sali Berisha i cili ishte gjithashtu më herët në Shkodër. Berisha tha se Rama e Basha i kanë ardhur në këtë mënyrë në ndihmë njëri-tjetrit. 

“Sot në të njëjtën kohë dhe të njëjtën orë, pengmarrësi kishte marrë edhe pengun me vete, Lulzim Bravën apo Lul Kimikun siç e quani me të drejtë ju. Ishte e shëmtuar të shihje se si kishin ardhur në ndihmë të njëri-tjetrit, por mjeranë të sigurtë se Shkodra do u presë faturën, Shkodra do të firmosë humbjen dhe dështimin e të dyve. Ndaj dhe thirrja ime për qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë demokratet dhe demokratët, votoni Bardh Spahinë kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”. Ju garantoj se do jetë një shërbëtor i bindur dhe i përkushtuar i juaji dhe se me buxhetin tuaj, me mbështetje të fuqishme të miqve të Shkodrës në Europë dhe në botë, do të realizojë një sërë projektesh të cila shtrihen nga Thethi, Dukagjini, Pulti, Velipoja, qyteti dhe çdo skaj i këtij rrethi”, u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kështu po ndodh dhe me një pjesë të politikanëve shqiptarë, të cilët janë në “garë” me njëri tjetrin, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, për të kërkuar rezolutë pas rezolute në Kuvendin e Shqipërisë që dënon këtë agresion, anipse qeveria shqiptare i ka përfaqësuar të gjithë teksa ka formuluar, paraqitur, mbrojtur dhe marrë votat maksimale për një rezolutë në OKB.

    Me sa duket kanë ndjerë rezikun e zerimit të këtyre parave të depozituara në bankat ruse apo të lidhura me to, për shkak të sanksioneve por dhe dizbalancimit monetar dhe ekonomik në Moskë

  2. Haxhi Qamili i diteve tona Dumbaba Berisha, ka 30 vjet me keto epitete bajate, keshtu i tha Nanos dhe e beri mik, keshtu i tha Metes dhe e beri vella te vogel, keshtu i tha Dukes dhe e beri aleat te preferuar, keshtu i tha Rames dhe e pruri ne pushtet duke i dhene mundesine e nje milion shuplakave. Turpi shqiptar i shekullit 21 se bashku me rraqet e 30 viteve gjoja demokraci.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *