• |
ide | kryesore

Njeriu që zbuloi Ronaldon, rrëfen Abramovicin ‘e panjohur’: “Po vdisja, ai më shpëtoi jetën”

-Instant, Sport



Vendimi i Roman Abramovich për të shitur Chelsean është pritur nga një sërë reagimesh mjaft të ndryshme në mbarë botën. Situata gjeopolitike, me pushtimin rus të Ukrainës, bëri që shumë të distancoheshin nga numri një i Stamford Bridge, por shumë të tjerë i qëndruan veçanërisht besnikë atij. Ashtu si holandezi Piet De Visser, ish-futbollist, trajner, por mbi të gjitha skauti që zbuloi Ronaldon (Fenomenin) dhe e solli në Evropë. Ai, siç i shpjegoi Algemeen Dagblad, nuk do të ndalet kurrë së falenderuari Roman Abramovich.

De Visser shpjegoi se oligarku rus ishte pranë tij në disa nga momentet më të ndërlikuara të jetës së tij. Dhe për këtë arsye shitja, thuajse e detyruar e Chelsea, nuk e gëzon atë. “Është një goditje shumë e rëndë, sepse ai është një person i rëndësishëm për Chelsean. E njerëzit kanë një imazh shumë të gabuar për të. Nuk është një njeri që jeton për para, është vetëm një që ka shumë. E është një dallimi themelor. Është një person shumë i dashur. Me siguri do të zemërohet sepse flas për të në gazeta dhe me kënaqësi do t’i pranoj talljet e tij. Por dua t’ua bëj të qartë të gjithëve se kush është Romani i vërtetë. Meqenëse ai nuk flet kurrë me shtypin të gjithë e shohin si njeri të ftohtë dhe mua më dhemb sepse nuk është kështu.Prandaj ndjej nevojen ta mbroj. E vërteta është se ai ka zemër të madhe dhe fakti që paratë nga shitja e klubit do të shkojnë për njerëzit e prekur nga lufta në Ukrainë është një sinjal i pangatërrueshëm”.

De Visser më pas fokusohet në historinë e tij personale. “Më duhej të bëja një operacion në zemër dhe më pas pata kancer në ezofag. Unë mbijetova, por praktikisht isha një zog i ngordhur. Kështu që i telefonova Romanit për t’i thënë që për fat të keq do të më duhej të tërhiqesha si vëzhgues. E nuk do ta harroj kurrë atë që më tha: “Piet, mund të nënshkruash një kontratë për dhjetë ose njëzet vjet.” Unë isha në prag të vdekjes dhe ai më thoshte se dëshironte të rinovoja kontratën për dhjetë ose njëzet vjet. Fakti se e dija që vleja kaq shumë për dikë më dha shumë forcë. Për të mos përmendur muajt që munda të rikuperoja në varkën apo hotelin e tij. Mund të them që Roman më shpëtoi jetën.” Një histori që do ta tregojë Abramovich në një këndvështrim tjetër, edhe për ata që urrejnë manjatin rus…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *