• |
ide | kryesore

Rikthehen sirenat e alarmit në Ukrainë/ Sulmohet spitali në Mykolaiv, shënohen 11 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Në ditën e 41 të ofensivës ruse në Ukrainë janë rikthyer sirenat e alarmit për bombardime të mundshme pothuajse në të gjitha qytetet ukrainase. Mediat vendase raportojnë se sirenat janë dëgjuar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit nga Kievi në Odesa dhe nga Kharkivi në Lviv, si dhe në Mykolaiv, Donetsk e Zaporizhzhia. Ushtria ukrainase bën me dije se bombat ruse kanë goditur një spital pediatrik në zonën e Mykolaivit si dhe disa ndërtesa civilësh.

Të paktën 11 civilë kanë mbetur të vdekur pasi forcat ruse bombarduan Mykolaiv-un. Numrin e viktimave e bën të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Vitalii Kim në Telegram. Po ashtu, sipas tij nga raketat ruse u godit edhe një spital fëmijësh në të cilin humbi jetën një fëmijë dhe një person tjetër.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *