• |
ide | kryesore

Goditi punonjësin e policisë dhe u largua, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



43-vjeçari që plagosi një punonjës policie është identifikuar dhe arrestuar. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në “Thoma Koxhaj”, ku mjeti tip “Ford” ka goditur punonjësin e policisë Z. M., me detyrë oficer i patrullës së përgjithshme, dhe është larguar.

“Goditi punonjësin e Policisë, falë veprimeve të shpejta hetimore, identifikohet dhe vihet në pranga 43-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte goditur një punonjës policie, në rrugën “Thoma Koxhaj”, menjëherë kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, thuhet në njoftim.

43-vjeçari E.M. do të përballet me akuzat për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërkohë, punonjësi i policisë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *