Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Institut, Tiranë. Një makinë tip “Range Rover” është përmbysur. Nga informacionet paraprake raportohet se një person është plagosur rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, manovrat e shpejtësisë dhe parakalim i gabuar.
Aksidenti ka shkaktuar trafik të rëndë nga Instituti në drejtim të Kamzës.