• |
ide | kryesore

Dhoma e Avokatisë në Lezhë, Vlorë dhe Shkodër protestojnë për mbylljen e gjykatave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dhoma e Avokatisë së Lezhës ka nisur protestën sot nga Gjykata e Lezhës në drejtim të sheshit të qytetit. Avokatëve të Lezhës iu janë bashkuar edhe kolegët nga Kurbini si dhe deputetja PD, Lindita Metaliaj. Megjithatë, jo të gjithë avokatët e kësaj Dhome kanë qënë të pranishëm.

Arsyeja e protestës sipas Dhomës së Avokatisë në Lezhë është mbyllja e gjykatave që do të sjellë rënien e cilësisë dhe zgjatjen e kohës së zgjidhjes së çështjeve të qytetarëve të 4 bashkive: Lezhë, Mirditë, Kurbin dhe Krujë.

Në njoftimin e shpërndarë thuhej se “Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë i mbyllen dy gjykata të shkallës së parë, Gjykata e Krujës dhe ajo e Kurbinit, si rrallë ndonjë Dhome tjetër. Këto shkurtime prekin drejtpërdrejtë cilësinë, shpejtësinë dhe aksesin e qytetarëve të Lezhës, Mirditës, Kurbinit dhe Krujës në marrjen e drejtësisë.

Kemi vendosur të thërrasim protestë duke ftuar të gjithë qytetarët e Lezhës, pa dallime politike apo shoqërore.

Është bërë e qartë tashmë nga ana e mediave lidhur me vendimin tonë për të bojkotuar edhe me një javë tjetër të gjitha seancat gjyqësore.

Ftojmë qytetarët të na bashkohen ditën e martë datë 21.06.2022 ora 10:00 me protestën kundër “Hartës Gjyqësore” përballë bashkisë Lezhë. Kohëzgjatja e protestës do të jetë 2 orë”, thuhej në vazhdim.

“Harta e re gjyqësore nuk është në dëm jo vetëm të qytetarëve të Lezhës por të gjithë Shqipërisë. Sepse kemi të bëjmë me mbylljen e 18 Gjykatave në rang Kombëtar, sot jam këtu në mbështetje të Dhomës vendore të avokatisë Lezhë sepse kësaj dhome i janë prekur dhe do i mbyllen dy gjykata pikërisht e Kurbinit dhe ajo e Krujës. Por më shqetësuese është mbyllja e Gjykatës Adminnistrative Shkodër dhe Gjykatës së Apelit shkodër, kjo do të thotë që qytetarët do të kenë akses në drejtësi. Do të ketë radhë të gjata për të pritur në Apelin e Tiranës. Edhe avokatët do të kenë kilometra shtesë”, tha avokatja.

Edhe Dhoma e Avokatisë në Shkodër ka vijuar edhe sot bojkotin. Avokatët i bëjnë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën qe do të organizohet nesër në ora 18 para prefekturës.

“Janë deri në 80 seanca të planifikura por shumica nuk zhvillohen për shkak të mungesës së avokatëve. Nuk ka të planifikuar asnjë masë sigurimi, i kanë marrë masat, edhe Prokuroria. Nuk ka pasur asnjë veprimatri të KLGJ për negociim për hartën e re gjyqësore. Ju po e shihni sa avokatë janë ketu, ne nuk dimë se kush është pjesë e shoqatës së gjyqatrëve, është e pabesueshme dhe qëndrimi i tyre është i pavlerë”– u shpreh një prej tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *