• |
ide | kryesore

Pedagogët i përgjigjen Ramës: Nuk është rritje 7%, hiq dorë nga investimet strategjike

-Instant, Lajme, Të fundit
Kovaçi, pedagogët, rritje page me 7%



Pedagogët, të cilët sot mbajtën protestën e radhës para Universitetit Politeknik i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Kryeqeveritari premtoi një rritje të pagës me 7%  nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Pedagogët janë shprehur se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata nuk do të pranojnë të bëjnë asnjë kompromis.

Gjatë protestës, kreu i sindikatës së pedagogëve Kovaçi tha se kjo shifër nuk është rritje rroge. Ai ka theksuar se pagat e universitetit nuk kanë pasur as indeksim. Sipas pedagogëve, ofertat për rritje me 7, 10, 20 apo 29% të pagës nuk do të merren parasysh. Ndërsa kërkuan mirëkuptimin e studentëve, ata bënë të ditur se protesta e radhës do të jetë më 17 tetor.

“Nuk është rritje, hiq dorë nga investimet strategjike dhe kaloji fondet te pagat në Universitet. Ne kemi këto nuk janë të vetme probleme të Universitetit, të trajtohet këto minimalistë dhe pastaj të shohim me radhë. Kryeministri vijon me teorinë  e 7%. Kjo nuk është rritje. Pagat e Universiteti nuk kanë pasur as indeksim. I themi të mbledhë këto të gjitha njëherë sepse ka mbajtur dhe interesat sepse nuk ka indeksuar as inflacionin. Pra ka hapësira qeveria të shtojë 20-30 mln euro për Universitetin”, tha Kovaçi.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)
-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)
-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)
-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)
-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)
-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)
-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)
-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)



24 Comments

  1. Te trajtosh si lamash ata qe pregatisin trurin e ketij veni eshte kulmi , pastaj te thuash se do ngrijme rrogat 7% qe eshte shume me pak se inflacioni eshte tallje bythe . Sa do durojme akoma o vellezer? Per sa kohe do ta lejme palloshin te na trajtoje si pecent ? Me 17 te fillojene protestat pa kthim te opozites dhe te gjithe gjithe shqiptraeve te ndershem qe e duan kete vend .

    1. ju patronazhistet meqenese jeni idioter partishe qe mendoni me mendjen e partise dhe qe hani qyl nga taksat e shqiptareve doni qe ketu te triomfoje injoranca dhe hajnia . Ju qifsha ça ju permban pragu o kurva pa dinjitet

  2. perfundimisht lan nam sbehet keshtu, ja kerkuan rritjen e rroges dhe ja rriti tani kerkojn prap. kto jan te mefshte fare

  3. Jam dakort me te gjithe kerkesat e ketyre pedagogeve me kushtin qe te bejne mesim (se shumicen e kohes e kalojne me pune private apo me fitimprurese se mesimdhenia) dhe te kalojne nje proces rivleresimi sepse gjysma jane me letra false (nota, doktoratura etj) ose te emeruar nga partia. Perpara se ti bejne kerkesa qeverise keta duhet tu kerkojne Universiteteve te fillojne nje proces transparence dhe vleresimi te gjithanshem te mesimdhenies dhe te akreditimit nderkombetar, qe te shohim sa u vlen vertete lekura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *