• |
ide | kryesore

PS kërkon që DSIK të quhet AKSIK, mblidhet Komisioni i Ligjeve për dosjet e ish-Sigurimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Mëngjesin e së premtes ka nisur punën Komisioni i Ligjeve  ku do të shqyrtohet projektligji për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Fokusi i diskutimeve sot është propozimi për kalimin nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, në krijimin e AKSIK: Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Drejtori i DSIK-së, Dorian Tola është shprehur ndër të tjera që u propozua që të mbahet emri ekzistues, por në NATO kemi emrin NSA, National Security Assosiationm dhe sipas tij, vendosja e fjalës “autoritetet”, është më shumë deklarative sesa funksionale.

Kurse, deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi theksoi se Autoriteti është një njësi e pavarur dhe se emërimi i kreut të autoritetit, drejtorisë në këtë rast është me vendim të Kryeministrit Rama  dhe ka një konflikt.

Çupi u kundërshtua nga Felaj e cila u shpreh se nuk ka konflikt, pasi autonominë “e jep ligji, jo emri i institucionit.”



5 Comments

  1. Bejne ceshte e mundur te ngaterrojne njerezit me akronine e me emra te ngaterruar “Autoritetit Kombëtarë të Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar” ASIK. E para nuk eshte autoritet kombetar sepse ndryshe do perfshinte edhe Kosoven. E dyta, emrat e thjeshte bejne komunikimin me njerezit me te thjeshte dhe praktik. Keta duan shtet vetem per vete..Ne Itali quhet Autoriteti Shteteror per Sigurine apo Zyra Qendrore e Sekretimit.. E treta nuk eshte Kombëtarë por Kombetar, pa ë ne fund. Duan te vene emra te ngaterruar per te mos i afruar njerezit.. DPSHTRR, DRAP, DPAP, MMUEM. DMIP..Rilindje Analfabetizmi qe do ta heqi veten si elitare. Ptuuuu injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *