• |
ide | kryesore

Veriu/ Kosova në prag lufte. Rusia: “konfikti i madh nuk është larg”

-Instant, Arkiva, Të fundit
kfor mitrovice



Situata e ndezur në Veri të Kosovës përshkallëzohet përditë e nga pak. Dje u njoftua për vendosjen e dy barrikadave të reja nga serbët lokalë, që Prishtina i konsideron si terroristë, qëllimi i të cilëve është të ndërpresin komunikimin mes Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut. Po të hënën nga njërëz të maskuar u sulmua një ekip i gazetarëve të Klan Kosova në fshatin Zupç të Zubin Potokut, duke plagosur dy nga pjesëtarët e ekipit. Të njëjtin fat pati edhe një patrullë e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, që u sulmua me bombë në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit.

Në 25 dhjetor trupat e KFOR, forcës ushtarake ndërkombëtare që patrullon në atë zone, u qëlluan me armë. Këtë e konfirmoi ministria e Mbrojtjes e Letonisë në faqen e saj në Tëitter ku u raportua se ushtarët e saj ishin “përballur të dielën me të shtëna armësh” në veri të Kosovës.

Në mbrëmjen e 26 dhjetorit, Radio Televizioni i Serbisë, njoftoi se Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka urdhëruar që ushtria dhe të gjitha njësitë ministrisë së Punëve të Brendshme të jenë në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake. “Kjo bëhet për të mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë dhe gjithë qytetarët e saj, duke parandaluar terrorizmin dhe terrorin ndaj serbëve kudo që jetojnë” shpjegoi ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.

Lexo me tej:

Makineria e propagandës serbe: Prishtina do të na sulmojë me 1500 trupa

Situata e tensionuar në veri të Kosovës që u ndez me vendimin e qeverisë Kurti për të vendosur masat e reciprocitetit dhe u shoqërua nga bojkoti që serbët lokalë i bënë institucioneve të shtetit të Kosovës ( dorzim i mandatit të deputetëve të listës serbe, largim nga pushteti lokal, gjykatat dhe policia), morri më shumë flakë pas arrestimit të ish-policit me kombësi serbe, Dejan Pantiq – i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për të kundërshtuar arrestimin e tij, grupe të serbëve lokalë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Si rezultat i tyre janë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë duke sjellë si pasojë mbylljen e kufirit.

Për ti dhënë fund kësaj situate të tensionuar serbët lokalë të dirigjuar nga Beogradi kanë shpalosur një sërë pikash absurde. Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq ka kërkuar që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të largohen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu. Por nga ana tjetër qeveria Kurti ka theksuar disa herë se ajo as nuk ka ndërmend të negociojë me ata që i quan si terroriste. Ajo ka theksuar se për të mos i hedhur benzinë zjarrit do u mundësojë forcave ndërkombëtare të KFOR ta zgjidhin situatën. Duke siguruar se shteti i Kosovës i ka kapacitetet të kontrollojë gjithë terrritorin e vet, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha në 22 dhjetor, se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heq barrikadat.
Po çdo të ndodhte në një rast të tillë kur trupat e sigurisë së Kosovës do ndërhynin kundër përfaqësuesve të serbëve lokalë, ndërkohë që Beogradi ka shpallur alarmin e sigurisë së lartë për ushtrinë e policinë dhe po bën manovra me gryka topash drejt kufirit me Kosovën?

Tensionet në veri të Kosovës, Vuçiç urdhëron gatishmërinë e ushtrisë dhe policisë 

Një version të asaj që mund të ngjasë e ka dhënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova. “Situata nuk është larg nga një konflikt real i shkallës së gjerë”, i ka deklaruar ajo radion B 92.
Por ndryshe nga moska diplomatët dhe analistët perendimorë, më shumë se rrezikun e një lufte shohin pas provokimeve të Vuçiçit një manovër për të hequr vëmendjen nga dy probleme kryesore: presionin për të pranuar planin Franko- Gjerman që i kërkon Beogradit një njohje të tërthortë të Kosovës dhe nga ana tjetër shmangjen e zemërimin e shtuar perëndimor ndaj refuzimit të Serbisë për t’i vendosur sanksione Rusisë.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Këta servët janë shumë zhurmaxhinj, duhet me u hy me shpulla që të pushojnë.

    Nuk merr vesh muzhiku sllav me tolerancë.

      1. Dikur naltgjatesia u quajt bashkepenë mbajtes ne konfliktin Rusi-Ukrahinë.
        Me perpara sikur donte te nderhynte ne shuarjen e konfliktit ne gjeorgji.
        Ndersa tani nuk ndjehet fare.
        Nje pyetje te thjeshte qe mund ta beje kushdo ne ate vend.
        Per çfare i duhet miqesia me vuçiç se kur takohen duken shume te lumtur me njeri- tjetrin.
        Si nuk paska turp fare po fare ky copë mishi.

  2. Me mire vone se kurre.
    Serbi I mban gjithnje bajonetat ngritur per te vrare femijet Shqipetare ne barkun e nenave.
    Mos harroni kurre kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *