• |
ide | kryesore

Rusia shton sulmet me dronë kamikazë mbi Ukrainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dronë



Rusia po terrorizon popullsinë civile ukrainase me dronë luftarakë të ndërtuar thjeshtë. Mbrojtja është veçanërisht një çështje çmimi.

Shumicën e herëve ata vijnë natën. Banorët e qyteteve të Ukrainës i dëgjojnë rregullisht sulmet e droneve vetëasgjësues rusë. Kjo në një kohë kur termi është në fakt jo i saktë: sulmet vetëasgjësuese, të njohura si sulme me kamikace ishin sulme të pilotëve të rinj japonezë, të cilët rrëzoheshim me avionët e tyre në anije kundërshtare, në mënyrë që të shkaktonin sa më shumë dëme. Vdekja e pilotit ishte pjesë e konceptit. Por dronët nuk kanë pilotë. Mund të flitet madje për drone me një përdorim, sepse dronet shkatërrohen gjatë sulmit – ndryshe nga droni turk Bayraktar, për shembull, i cili kthehet nga bombardimet dhe fluturimet e zbulimit.

Droni vetëasgjësues i përdorur në Ukrainë është zakonisht një dron luftarak iranian Shahed-136 – megjithëse Rusia dhe Irani deri tani e kanë mohuar blerjen e tij. Shahed-136 është rreth 3.5 metra i gjatë dhe ka krahë delta me një hapësirë ​​prej rreth 2.5 metra. Ai mund të mbajë rreth 50 kilogramë eksploziv. Droni vihet në lëvizje nga një helikë shtytëse në pjesën e pasme me një motor benzine.

LEXO EDHE: Zelensky: Rusia planifikon sulme të zgjatura me dronë iranianë

Prandaj është i zhurmshëm dhe shpejtësia e tij prej më pak 200 km/orë është mjaft e ulët. Megjithatë, rrezja e veprimit të tij vlerësohet në 2000 km. Edhe nëse këto janë të dhëna të prodhuesit iranian të tyre dhe rrezja e goditjes të jetë në realitet pak më e ulët, në krahasim me dronët e tjerë vetëasgjësues ajo është jashtëzakonisht e lartë. Nga Rusia, Shahed-136 mund të arrijë në çdo qytet të Ukrainës.

Shahed-136, megjithatë, është ndërtuar shumë thjesht. Ndryshe nga dronet amerikane Switchblade , për shembull, te Schahedi përcaktohet paraprakisht një objektiv, i cili duhet të jetë patjetër i palëvizshëm, dhe droni më pas lëviz automatikisht drejt tij. Pasi caktimit të objektivit, ai nuk mund të ndikohet më.

Dronët vetëasgjësues quhen gjithashtu “armë sorrollatëse” (loitering weapons). Ndryshe nga shahedët, sisteme të tjera si switchblade së pari rrijnë pezull mbi një zonë ndërhyrjeje përpara se një operator tokësor t’u caktojë me lidhje të dhënash një objektiv, i cili mund të jetë edhe i lëvizshëm. Droni fluturon drejt atij objektivi, duke u shkatërruar edhe vetë.

Një vendim i vështirë për të marrë: a ia vlen rrëzimi?

Shahed nuk ka asnjë shans kundër sistemeve moderne të mbrojtjes ajrore. Sipas mendimit të ekspertëve ushtarakë, droni nuk është i përshtatshëm as për t’u përdorur në front. Por ky nuk duket të jetë qëllimi i ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë. Taktika e përdorimit të droneve është me sa duket e ndryshme: synimi është të goditen objektiva civilë si instalimet e furnizimit dhe banesat dhe të përhapet terror në popullatë.

Duke qenë se droni është relativisht i lirë, me një çmim prej rreth 20.000 dollarësh amerikanë për copë dhe përbërësit e tij mund të gjenden lehtë për t’i blerë, mbrojtësit shpesh ndodhen para vendimit të vështirë nëse ia vlen të përdoren kundër tyre predha kundër ajrore moderne, kur secila prej tyre mund të kushtojë disa herë më shumë se çmimi i një droni vetëasgjësues.

Aq më tepër kur Rusia shpesh përdor në Ukrainë koloni të tëra shahedësh, disa prej të cilave sigurisht që kapen, por të tjerët e arrijnë objektivin e tyre. Përveç kësaj, mbrojtja nga dronët mobilizon forcat ushtarake dhe të mbrojtjes ajrore ukrainase në të gjithë vendin, të cilat më pas mungojnë në vijat e frontit. Edhe kjo duket të jetë një llogaritje ruse.

Ekspertët ushtarakë perëndimorë supozojnë gjithashtu se dronët vetëasgjësues po përdoren për të zëvendësuar raketat me koka shpërthyese të kryqëzorëve, gjithashtu shumë më të shtrenjta, të cilat me sa duket kanë filluar të mbarojnë në Rusi.

Dronët e thjeshtë dhe të lirë vetëasgjësues nuk luajnë pothuajse asnjë rol në fushën e betejës. Por Rusia padyshim është përqendruar edhe te efekti psikologjik i tyre: të demoralizojë popullsinë civile. /DW



10 Comments

  1. Po ca do beje tjeter Rusia e lodhur, pervecse te terrorizoje popullaten civile me drone te blere nga… Irani!!!

    Gjitha ajo superfuqi e leshit qe luften e mban me drone te blere nga… Irani!!!

      1. Te ndihmoj une Ruset?! Po ata jane te mbaruar. S’ke cfare t’i ndihmosh tani.

        Ata edhe nese terhiqen tani qe flasim dhe i bejne puc Putinit do ta vuajne per minimalisht 1 dekade kete karllikun me Ukrainen.

        Jane ta mbaruar. Nuk behen me. Si Berisha. Dhe Serbet.

          1. Ore ju vazhdoni te na cilesoni si bytheqire nderkohe qe keni 10 vite ne pushtet qendror pa llogaritur vitet ne pushtet lokal ne Tirane qe keni karin tone ne bythe. Kjo persa i perket Sales.

            Ndersa persa i perket Ruseve e kupton edhe me budallai i lagjes qe ruset ja bene vetes.

            Kush eshte bytheqiri ketu?!

    1. Po fajin e ka Soros, toka eshte e sheshte, Saliu eshte shenjtor dhe vaksinat te fusin çipin e Bill Gates.. Dhe sot eshte dita e fundit e lejes se telefonave ne psiqiatri

        1. Nuk ka rendesi kur ngordh Sorosi.

          Rendesi per momentin kane faktet.

          Dhe fakt eshte qe Sali Berisha eshte i shpallur non grata nga USA dhe UK.

          Kjo do te thote qe Sali Berisha nuk shkon dot deri ne Rinas. Sepse e kthejne mbrapsh qe aty.

          Kapish?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *