• |
ide | kryesore

(VIDEO) Dy vëllezër plagøsen rëndë në Mat, niset helikopteri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Mat



Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Mat, ku dy vëllezër janë plagøsur me thìkë.

Sipas burimeve bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në njësinë Komsi të Matit dhe dy vëllezërit janë A.Hysa dhe K.Hysa.

Gjithashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

Ndërkohë autorët ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e tyre.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14.50, në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Koliqit”, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë) shtetasit A.K dhe K.K., banues në Burrel, të cilët janë dërguar për ndihmë mjeksore në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e shtetasit G.B., i cili dyshohet se ka goditur me thikë dy vëllezërit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *