• |
ide | kryesore

Del VIDEO/ Kartelet rrëmbejnë 4 amerikanë në Meksikë, 2 gjenden të vrαrë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikanë



2 nga 4 amerikanët e rrëmbyer nga persona të armatosur javën e kaluar në Meksikë kanë humbur jetën. 2 të tjerët janë gjallë dhe tani janë kthyer të sigurt në SHBA. Lajmin e dhanë zyrtarë amerikanë këtë të martë. 4 amerikanë u rrëmbyen nga njerëz të αrmαtosur më 3 mars teksa po udhëtonin drejt qytetit Matamoros në shtetin verilindor të Tamaulipas përtej kufirit të Teksasit. Ata kishin udhëtuar atje për kirurgji estetike, thanë të afërmit për mediat amerikane.

“Ne u japim ngushëllimet tona më të thella miqve dhe familjeve të atyre që u vranë në këto sulme” – tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby që shtoi se të gjitha sulmet ndaj qytetarëve amerikanë ishin “të papranueshme, pavarësisht se ku dhe në çfarë rrethanash ato ndodhin”.

Të mbijetuarit, një burrë dhe një grua u dorëzuan në SHBA të martën në bashkëpunim me konsullatën amerikane në Matamoros. Amerikanët u gjetën si rezultat i operacioneve të përbashkëta të të dyja vendeve. 4 amerikanët po udhëtonin me një furgon të bardhë me targa të Karolinës së Veriut kur persona të armatosur të paidentifikuar hapën zjarr ndaj tyre, tha FBI.

Një video e publikuar nga mediat tregon ata duke u hipur me forcë në një kamionçinë nga njerëz të armatosur. Njëri është futur në automjet, ndërsa të tjerët duket se janë pa ndjenja pasi i tërheqin zvarrë në kamion. Një grua meksikane, që besohet se ishte një kalimtare, u vra në incidentin e së premtes së kaluar.

Autoritetet thanë se incidenti ishte një “konfrontim midis grupeve të armatosura”. Sipas një zyrtari të paidentifikuar amerikan të cituar nga CNN, hetuesit mendojnë se një kartel meksikan droge me siguri i ngatërroi amerikanët me kontrabandistë droge nga Haiti. Njëra nga gratë u tha se do të udhëtonte në qytetin kufitar meksikan për të bërë një procedurë kirurgjike për të hequr yndyrën e barkut. Nëna e saj tha për ABC News se ajo i kishte kërkuar vajzës të mos shkonte, por vajza e saj e kishte qetësuar se do të ishte e sigurt.

FBI kishte ofruar një shpërblim prej 50 mijë dollarësh për kthimin e amerikanëve. Tamaulipas është një nga 6 shtetet meksikane që Departamenti Amerikan i Shtetit këshillon udhëtarët që të mos i vizitojnë për shkak të “krimit dhe rrëmbimeve”. Turizmi mjekësor është i zakonshëm, veçanërisht në mesin e njerëzve që jetojnë në shtetet kufitare të SHBA. Por Matamoros është një nga qytetet më të rrezikshëm në vend, pasi kartelet e drogës kontrollojnë zona të mëdha të shtetit të Tamaulipas dhe mund të kenë më shumë pushtet se autoritetet lokale. ©LAPSI.al

Map of the key locations in Matamoros, Mexico



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *