• |
ide | kryesore

Analistja amerikane: Gabimi i perëndimit që e trajton Vuçiçin si faktor stabiliteti

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane



Ivana Stradner, ekspertja amerikane në çështjet e sigurisë dhe një vëzhguese e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor ka ngritur shqetësime serioze lidhur me rolin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në rajon. Përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën “X” ajo shkuan se disa vende të Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë të vetëdijshëm se Vuçiç aktualisht vepron si faktori kryesor i destabilitetit në Ballkan.

“Uashingtoni dhe disa vende të BE-së e trajtojnë Presidentin e Serbisë si faktorin e stabilitetit në Ballkan. Kur, në fakt, është ai që po e destabilizon… këtë e ka mësuar nga mentori i tij Millosheviq” – shkruan Stradner.

Sipas saj, inteligjenca serbe ka investuar burime të konsiderueshme për të krijuar një imazh të Vuçiçit si një lider që është i përqendruar vetëm tek përfitimet ekonomike dhe se për këtë arsye, ai duhet të përceptohet si një figurë stabiliteti. Kjo strategji, sipas saj, ka për qëllim të bindë figurat kyçe perëndimore për të mos parë ngjarjet e viteve ’90 dhe të fokusohen në potencialin e bashkëpunimit të ardhshëm.

“Inteligjenca e Serbisë ka bërë përpjekje të palodhura për të bindur udhëheqësit në Perëndim se Vuçiçit i interesojnë vetëm financat dhe ekonomia, dhe se kjo përfaqëson një garanci për stabilitet. Kjo taktikë ka për qëllim jo vetëm të krijojë përshtypjen e një Vuçiçi të moderuar, por edhe të dobësojë opozitën pro-perëndimore dhe të ushqejë lëvizjet e ekstremit të djathtë,” – shkuan ajo.

Stradner shpreh shqetësimin se Ballkani po neglizhohet nga udhëheqësit perëndimorë, ndërsa shumë analistë të huaj tashmë kanë humbur shpresat se perspektiva evropiane e Serbisë do të shtynte Vuçiçin drejt qëndrimeve më demokratike.

“Ky mashtrim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për doktrinën serbe të sigurisë dhe Vuçiq ka mësuar se si të flasë me Perëndimin. Ata gjithashtu duan të synojnë egot e mëdha në Perëndim dhe t’i trajtojnë ata si idiotë të dobishëm.

Fatkeqësisht, shumë politikanë në Perëndim nuk e kuptojnë Beogradin. Disa (si Britania) e kuptojnë, por nuk mund të bëjnë shumë pasi nuk kanë as karota, as shkopinj. Gjithashtu, ata nuk e kanë idenë se çfarë të bëjnë me Vuçiqin pasi nuk ka as opozitë.

Me luftën e Rusisë në Ukrainë, kërcënimin e Kinës, kaosin në Lindjen e Mesme, nuk jam e befasuar që shumë pak i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në Ballkan. Edhe në fillim të viteve ’90, kur kishim një botë unipolare, Perëndimi ishte vonë dhe i shkëputur për një kohë të gjatë.

Shumë politikëbërës nuk e kuptojnë ideologjinë, kulturën, politikat e identitetit në Ballkan dhe mendojnë se paratë janë gjithçka që ka rëndësi. Prisni deri më 5 maj kur Vuçiç, Dodik dhe Kisha Ortodokse do të shpallin Botën Serbe. Politikëbërësit perëndimorë ndoshta do të thonë “mos u shqetësoni se është thjesht nacionalizëm për audiencën vendase. Vuçiç është djali ynë dhe ne mund ta kontrollojmë Dodikun” – thotë analistja amerikane.

Ajo shpërndan edhe një artikull që është një përmbledhje shumë e mirë se si në vitet ’90 Perëndimi e trajtoi fillimisht Millosheviçin si një figurë të domosdoshme për zgjidhjen e konflikteve në të gjithë Jugosllavinë, por që më pas u pendua. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Është një manierë sa infantile, aq edhe qesharake që ta përgjithësosh të keqen apo të mirën si një konkluzion analitik me një të hedhur të lapsit..
    E lidh këtë që me titullin e këtij shkrimi.
    “Analistja amerikane : Gabimi i perëndimit që e trajton Vuçiçin si faktor stabiliteti. ”
    Nëse e paska thënë këtë “një analiste amerikane”, a thua mendimi i saj është i gjithë Amerikës ?
    Më tej vazhdohet : Gabimi i perëndimit. ………..
    Po dale moj e uruar analiste amerikane, sepse së pari duhet të na e përcaktosh se çfarë përfaqëson gjeografikisht fjala “perëndimi”, mandej ti referohesh shokut “perëndim” se çfarë ka ai në mëndje për Vuçiçin.
    “Perëndimi” ka qindra parti politike me mendime të ndryshme qoftë edhe për Vuçiçin.
    Në “perëndim” jetojnë mbi një miliardë njerëz me një miliardë mëndje.
    Le të marim tani Vuçiçin si “faktor stabiliteti”.
    E para e punës, nuk besoj kursesi që e gjithë perëndimi mendon se fati i botës varet nga Vuçiçi.
    Nga Putini ndoshta po.

    Mund të ketë një dorë burokratësh të BE si Llajçak apo Borrell që bëjnë sikur është kështu, e një palë tjetër dipllomatësh që kujtojnë se çfardo që të thonë ata, e besojnë qyqarët europianë.

    Ajo që nuk po kuptohet nga një pjesë e perëndimit, është fakti se nëse i bëhen lëshime Putinit në Ukrainë, , do të trimërohet Vuçiçi me Dodikun në Ballkan.

    1. Ç’a pate!!?

      Kjo që thotë analistja është e vërteta që e dimë të gjithë, përveç teje.

      Mjafton të kujtosh që Thaçi e co, janë në burg nga ky perëndim që po përpiqet të barazojë kriminelët serbë me viktimat shqiptare.
      Kur thotë “Perëndim” nuk ka parasysh edhe 1 miliardët që përmend ti, por aty ku merren vendime.

      1. Thaçi eshte me te vertete kriminel. Denimi i tij eshte perpjekje per te mos ndyre rezistencen e kosocareve me ca batakçi qe moren pushtetin pasi vrabe fshatare te pafajshem, dhe me tej vodhen dhe e bene Kosoven prone e çiflig

  2. Ky i 21:22 kujton se do na nxjerre nga “erresira e padijes” per te na spjeguar se imperializmi amerikan eshte kunder popujve apo “evropa plake” nuk na do te miren. Tashti eshte bere dhe me Putin se i kane thene se eshte njeri i mire dhe i duhet leshuar pe.. Ka lexuar i gjori nga populistet pa kuptuar qe ka rene pre e dizinformimit te makinerise se Putin dhe idioteve te Trump..

    1. Është krejtësisht e kundërta mendimi që kam shfaqur për këtë shkrim.
      Kam goditur pikërisht idiotësinë se fajin na e ka Amerika apo perëndimi .
      Për hir të së vërtetës duhet pranuar se ka edhe në “perëndim”, qoftë në BE e qoftë në SHBA, politikanë të kompromentuar me lidhjet e tyre me Rusinë, por kjo nuk përbën faktin se qebka gjithë perëndimi që mbështet aventurierin kriminel Putin.
      Pa lexoje edhe njëherë ate çfarë kam shkruar se mbase do ta kuptosh që “nuk jam bërë me Putinin” por shoh tek ai rrezikun më të madh për botën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *