• |
ide | kryesore

Ish-diplomatja amerikane: Mos prisni marrëveshje finale nga Vuçiç dhe Kurti

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikane



Ish-diplomatja amerikane, Jennifer Brush, e cila më herët ka shërbyer si zv.shefe e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, nuk është optimiste se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë duan zgjidhje në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ajo thotë se, derisa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “e sheh veten si president të ‘botës serbe’, ai nuk mund të jetë negociator i ndershëm në asnjë tryezë”.

“Sa i përket [kryeministrit të Kosovës, Albin] Kurti, ai nuk është zgjedhur për të bërë marrëveshje me Serbinë; ai është zgjedhur për të luftuar për Kosovën. Ai ka obligime ndaj elektoratit të tij dhe do të shkojë në një raund të ri zgjedhjesh së shpejti”, – thotë Brush.

Brush, e cila ka shërbyer edhe si zëvendësshefe e misionit në Ambasadën e SHBA-së në Beograd, thotë se Perëndimi duhet ta rrisë më tepër presionin mbi Serbinë, sepse, sipas saj, është Serbia ajo që mund të bëjë më shumë për të destabilizuar rajonin, dhe jo Kosova.

“A ka Serbia kontroll mbi veriun? E, kush e kontrollon Serbinë? A është interes i Rusisë për ta mbajtur situatën të paqëndrueshme? Unë do të thosha: Po. Pse? Për të na destabilizuar neve, Perëndimin.
Për mua nuk është aspak e qartë nëse palët janë të interesuara për zgjidhje. Të mos harrojmë se Vuçiq ka qenë zëdhënës i Millosheviqit. Ai do që ta mbajë Kosovën kështu siç është. Nëse e përcillni shtypin në gjuhën serbe, Kosova është pjesë e ‘botës serbe’.

Derisa Vuçiq mendon se nuk është vetëm president i Serbisë, por i kësaj ‘bote serbe’, unë nuk e shoh atë si negociator të ndershëm në asnjë tryezë. Unë e di se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian besojnë se ai është personi që mund të bëjë marrëveshje, sepse e ka mbështetjen e popullit dhe kushdo që është më i dobët se ai, nuk do të ishte në gjendje ta vuloste marrëveshjen. Por, unë nuk pajtohem. Ashtu, edhe shumica e vëzhguesve ndërkombëtarë besojnë se zgjedhjet parlamentare në Serbi nuk kanë qenë të ndershme.

Vuçiq mendon se është një Tito i ri, me idenë e të ulurit në tri karrige – edhe neutral, edhe në rrugë drejt BE-së, edhe me marrëdhënie të ngushta me Rusinë. Kjo mund të ketë funksionuar në vitet ’40 apo ’50, por nuk mendoj se në botën tonë aktuale funksionon si politikë e qëndrueshme.

Sa i përket Kurtit, ai nuk është zgjedhur për të bërë marrëveshje me Serbinë; ai është zgjedhur për të luftuar për Kosovën. Ai ka obligime ndaj elektoratit të tij dhe do të shkojë në një raund të ri zgjedhjesh së shpejti.

Marrëveshja për të do të thoshte krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. E di se i janë prezantuar modele të ndryshme. Por, kjo situatë mund të përshkruhet në këtë mënyrë: “cila është më e vjetër – pula apo veza”, pra ta formojë njëherë Asociacionin dhe pastaj të kërkojë njohje nga Serbia, apo ta sigurojë njohjen dhe pastaj ta themelojë Asociacionin. Gjëegjëza e pulës dhe vezës nuk është zgjidhur kurrë. Kështu që, nuk e di se çfarë mund të presim nga ky dialog me këta lojtarë” – thotë ajo. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. KJO BOT NJERZORE ESHTE E CUDITSHME,ATE CFAR NUK E DESHIROJN TU NDOLLIN ,CDO TE KEQE ANGAZHOHEN NE TE ,DHE XHDO GJE TE MIR QE E ESHTE DOMOSDOSHMERI PER TO PO E SHKATRROJN ,, thotë:

    CDO SEMUNDJE KA TE KRIJUAR ILACIN SHERUES , VERTET ORGANIZMI NJERZOR KA NEVOJ PER TE PASI NDOLLET NE AGONI TRAUM DHE GJITHCKA RRETH TIJE NE RENIMACION , KJO SEMUNDJE E SHEKULLIT E KA EMRIN EGO DHE SHERUESI SAJE VETEM E VERTETA PASTRON SHPIRTIN DHE DISIPLINON EGON BRENDA HAKUT

  2. Armiku i popullit
    Kufijt e zballkanit jan krijuar simbas deshires se evropes perendimore dhe Turqise Dhe jo ne bsze te rrealitetit teritorjal te Ballkanit
    Setbia esht de fakto populldi e bsllkanit pamvaresisjt sr esht popullate sllave
    Grreqis esht e cunguar ne kufijt e saj gjithashtu ziliria gjithadhtu dhe Epiri
    Msqefhonia esht e tjetersuar
    Zgjidhja e ballkanit vjen dike u korigjust kufojt e ballkanit ne menir te atill ku kerkesat e dhumices fhe shtetet e vjetets me potence qofte politike te kene perparesinr e tr drejtes kufitare ku perfshihetpopullata e tire
    Kufijt e vertete te shqiperid ose te ilirid jane nga lumo drin i zi mal i zi e lart kufi me epirin dardanin dhe maqedhonin
    Pretendimet e tjera sjsne rreale
    Jane cungime dhe plotesim deshiradh te cilat jane te drmeshme dhe problematike
    Mos pajtimi dhe grindjet ne ballkan jsne rreziku i luftes ballksnike dhe nje gjakderdhje e mafhe per pppullin e ballkanit
    Politika gjepolitike strategjike esht e kushtezuar dhe e rrezikedhme
    Megjithse konfliktet per teritore do marin karakter te nje lufte fetare e cila do ket shum pasojs te dhunrshme dhe kriminsle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *