• |
ide | kryesore

Gjyqi mbi vulën e PD, zbardhet vendimi i Gjykatës së Apelit

Arkiva



Gjykata e Apelit Tiranë, me trupë gjykuese të përbërë nga Elona Mihali, Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja, ka zbardhur vendimin e datës 3 mars 2023, mbi konfliktin e drejtimit të Partisë Demokratike, mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt, i cili përfaqëson linjën e Perëndimit dhe të Lulzim Bashës.

Gjykata rrëzoi vendimin e gjyqtarit të shkallës së parë, Agron Zhukri, i cili që më 25 mars të vitit të shkuar, pranoi regjistrimin e statutit të Foltores, logos dhe vulës së grupimit Berisha, duke legjitimuar Sali Berishën në krye të PD-së. Apeli e ka rrëzuar këtë vendim si të pabazuar, ndërsa ka urdhëruar gjykimin e kësaj çështje nga një tjetër gjyqtar në shkallën e parë.

Deri kur të merret një vendim tjetër, nëse do të ketë një të tillë, në krye të PD-së njihet zyrtarisht Enkelejd Alibeaj, duke e nxjerrë jashtë ligjit Rithemelimin e Berishës.

Po cilat janë argumentet e Gjykatës së Apelit për rrëzimin e vendimit të Agron Zhukrit? Përpos të tjerave, Apeli thekson se gjyqtari Agron Zhukri ka qenë i njëanshëm në gjykimin e kësaj çështje dhe se kërkesa e tij për të dhënë dorëheqjen duhet të ishte pranuar.



6 Comments

  1. Haaaa….Albej ka vulen, parate, kohen televizive dhe 10 kandidatet nga 61 qe duhet te kishte…..1 million euro dhe parate e partise……haaaa…..Opozita e emeruar nga qeveria gezon gjithe privilegjet……Opozita e vertete dhe gjithe mbeshtetesit e saj do mposhtin alibashbeun se bashku me qeverine qe I don fort…..vulen dhe parate e opozites fallco

  2. “Do merrje 30 mijë lekë për Sali Berishën”, publikohet biseda, si blehen votat për kandidatin e Tropojës

  3. Ku eshte zbardhja?

    Lajme kari. Dizinformim fund e krye.

    Lajm për zbardhjen e vendimit por i pazbardhur ne artikull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *