Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi shpërndanin kokainë në lokalet e natës në zonën e plazhit.
Në pranga përfunduan shtetasit Enriko Gjoka dhe Mariglen Mulellari, teksa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në 150 doza, automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, një peshore elektronike dhe 4 celularë.