Pas stuhisë Daniel, alarmi është ngritur përsëri në disa zona të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se ekziston mundësia e vërshimit të lumit Pinio edhe në qytetin e Larisës.
Lartësia e nivelit të tij ka tejkaluar të mëparshmen dhe ka arritur në 9.5 metra. Sasi uji vazhdojnë të rrjedhin drejt kryeqytetit të Thesalisë.
Kryeministri Mitsotakis do të vizitojë fushën e Thesalias, në zonat ku Daniel ka shkaktuar katastrofë biblike. Deri tani 6 viktima, për 6 persona të humbur kanë bërë thirrje familjarët, por përmasat e situatës dramatike vihen re akoma dhe në deklaratat zyrtare ku theksohet se nuk dihet akoma numri i të humburve duke shtuar se janë me qindra personat e izoluar në çati dhe tarraca, pa ditur fatin e tyre, siç ka theksuar dhe guvernatori i Thesalias.
Ndërkohë gjendja në qytetetin e Larisës që është ngjitur me Pineo mbetet problematike, ku uji ka mbuluar tashmë rrugë, oborre shtëpish, ndërsa nga makinat shihen vetëm çatitë.
CDO ZHVILLIM I MIR OSE I PADESHIRUESHEM MERITON NJE ANALIZ E NESE I MIR PER NJE FALNDERIM ZOTIT QE MUNDESOJ DHE SI PERVOJ DHE PERSOSMERI ZHVILLIMI CILESORE DHE NESE I PADESHIRUESHEM PER TE NXJERR ESHKAQET QE TE MOS NDOLLIN ME DUKE NDRYSHUAR DHE VEPRUAR PERSHTATSHEM ME MENYREN SI JAN KRIJUAR TE FUNKSIONOJNE DOBIT KEQARDHJE PER ZHVILLIMET ZOTI JU UDHEZOFT