Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Tiranë. Një automjet tip “Benz” ka përplasur një të mitur 4-vjeçar dhe babanë e tij, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë. Fatkeqësisht, 4-vjeçari ndërroi jetë rrugës për spital.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme procedurale.
kuqeziu aksidenton kuqeziun femije
8000 femijet te ketille ne gaze
Ecin si moterqira